Pse beqarët priren të kërkojnë për një partner/e gjatë dimrit?

41
Sigal

Një teori po qarkullon në rrjetet sociale: në dimër, ka një tendencë për të kërkuar një partner/e. Mendohet se muajt e ftohtë të vjeshtës dhe dimrit na nxisin për t’u përfshirë në një marrëdhënie romantike, pse?

Kërkimi për një partner mund të ketë arsye të ndryshme. Së pari, temperaturat e ftohta dhe ditët më të shkurtra shpesh i shtyjnë njerëzit të kalojnë më shumë kohë brenda, duke kërkuar ngrohtësi dhe shoqëri. Së dyti, festat e fundvitit krijojnë një atmosferë të favorshme për takime. Disa mund të ndiejnë dëshirë më të fortë për të ndarë momente dhe intimitet gjatë këtij sezoni dhe afrimi i Vitit të Ri mund të bëjë që njerëzit të reflektojnë më shumë, duke përfshirë edhe fushën e marrëdhënieve romantike!

Cilat janë cilësitë që beqarët kërkojnë nga një partner në dimër?

Një studim i fundit i kryer nga faqja e takimeve Meetic hedh dritë mbi dëshirat dhe pritshmëritë e beqarëve. Ndër cilësitë që konsiderohen të rëndësishme janë: sinqeriteti dhe ndershmëria si parësore për shumicën e të anketuarve (55%), ndërsa respekti përfaqëson 38% të votave.

Sipas një sondazhi të publikuar në seeking.com, katër cilësitë më të kërkuara të një partneri gjatë sezonit të dimrit janë: ndershmëria, mirësia, butësia dhe humori.
Interesante që seksi nuk renditet ndër cilësitë kryesore të kërkuara!