Aksident i rëndë në Gjadër të Lezhës, përplasen tre makina, dy të plagosur

Përgjaket rruga Gjadër-Lezhë. Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë tre automjete, me shoferë Erjon Ahmeti, Hajri Kalaj dhe Shkëlqim Elezi.

Sigal

Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy shoferët e mjeteve, Hajri Kalaj dhe Shkëlqim Elezi, të cilët janë dërguar për ndihmë në spital.