Shkodra u trondit sot nga një ngjarje e rëndë, ndërsa raportohet për 3 të vrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dobraç’’, pranë zonës së ish lapidarit të 5 heronjve.
Paraprakisht dyshohet për 3 persona që kanë ndërruar jetë dhe 1 tjetër i plagosur.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihen ende detaje nga ngjarja e rëndë. Dyshohet se një nga viktimat është Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Liçit i njohur në zonën e Shkodrës për të shkuarën kriminale.
Ndërsa viktima tjetër është Arlind Bushati. Pritet identifikimi i personave të tjerë.