Përplasja me armë në Shkodër/ Rëndohet bilanci, shkon në 3 numri i viktimave

60
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Shkodër këtë të mërkurë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Dobraç’’, ish lapidari i 5 heronjve.

NOA

Paraprakisht dyshohet për dy persona që kanë ndërruar jetë dhe dy të tjerë që janë plagosur.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihen ende detaje nga ngjarja e rëndë.

Dyshohet se viktimat kanë qenë duke lëvizur me një automjet “S class”. Dyshohet për 2 autore, me kallashnikov.