Lëkundje të forta tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra

39
Sigal

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak momentesh në afërsi të qytetit të Lezhës. Sipas të dhënave paraprake rreth orës 15:01 ra një tërmet 3.4 ballë të shkallës Rihter, me thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas të dhënave zona e epiqendrës së tërmetit ka qenë 59 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Nuk raportohet për dëme, megjithëse tërmeti është ndjerë nga banorët e zonës.