Kapen me 8 kg drogë, arrestohen 8 persona

477
Sigal

Policia e Durrësit ka arrestuar 8 persona pasi u kapën me lëndë narkotike të llojit kanabis. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe fishekë, 2 automjete dhe 12 telefona celularë. Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasit e arrestuar janë Elton Shera 20 vjeç, , Fatjon Kulla 20 vjeç, Artan Kulla 27 vjeç, Algert Ziri 31 vjeç, banues në Fushë-Krujë, R. C. 17 vjeç, dheIsuf Tema 56 vjeç. Të gjithë shtetasit janë banues në në Fushë-Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 25.05.2016, në një lokal në afërsi të Rinasit, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 419 MB, në pronësi të shtetasit Algert Ziri, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provave materiale, rreth 8 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, fishekë të kalibrit 7.62 mm, automjeti tip Benz me targa AA 419 MB, në pronësi të shtetasit Algert Ziri, automjeti tip Benz me targë AA 242 MX , në pronësi të shtetasit Artan Kulla dhe 12 telefona celularë.

Shtetasit e mësipërm janë persona me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.