Data 1 prill është dita kur humori dhe gënjeshtrat e padëmshme bëhen pjesë e jetës sonë për një ditë. Dita e Gënjeshtrave është një mundësi e shkëlqyer për të sfiduar imagjinatën dhe për të sjellë një buzëqeshje në fytyrën e atyre që ju rrethojnë. Pavarësisht se shpesh e shohim si një mundësi për të “gënjyer” miqtë, kolegët ose familjarët, ky është një moment për të shprehur kreativitetin dhe për të përjetuar emocionet e të qeshurave të papritura.
Por shpesh herë njerëzit pyesin veten se nga e ka zanafillën kjo ditë dhe përse duhet të jetë 1 prilli dita e gënjeshtrave.
Ka dy versione mbizotëruese për origjinën e zakonit të gënjeshtrave në ditën e 1 prillit.
Sipas të parës, vjen nga Keltët. Ky popull i Evropës veriperëndimore ishte i famshëm për aftësitë e tyre të peshkimit. Sezoni i peshkimit filloi më 1 prill, megjithëse në atë kohë peshku ishte i vështirë për t’u kapur. Kështu, peshkatarët gënjyen se sa peshq kishin kapur, diçka që me kalimin e viteve u kthye në një zakon.
Sipas versionit të dytë, ky zakon i ka rrënjët në Francën e shekullit të 16-të. Deri në vitin 1564, francezët festonin Vitin e Ri më 1 Prill, i cili u ndryshua atë vit me vendim të mbretit Charles IX. Dita e parë e vitit ishte tashmë 1 janari, vendim për të cilin fillimisht pati reagime. Disa vazhduan të festonin Vitin e Ri më 1 Prill dhe këta u etiketuan si gënjeshtarë, këto ishin shaka të cilat më vonë u kthyen në zakone.
Gënjeshtrat për ditën e sotme mund të interpretohen si shaka. Por gënjeshtrat serioze dhe të përditshme janë një ves të cilat në fund të ditës i prishin punë vetëm atij personi që i ka nxjerrë ato, sepse ‘e vërteta gjithmonë vonon po nuk harron’.