Kjo metodë skandinave e gjumit shpëton lidhjen tuaj- ja sesi

40
Sigal

Thonë se asnjëherë çiftet nuk duhet të shkojnë në shtrat të zemëruar, por si i bëhet kur partneri/ja e mban gjithë batanijen për vete? Nëse e keni gjetur shpesh veten zbuluar gjatë natës, të ftohtë për shkak se nuk jeni mbuluar apo të mërzitur prej këtij zakoni të partnerit, atëherë metoda skandinave është shpëtim për shumë çifte.

Kjo metodë skandinave e gjumit shpëton lidhjen tuaj- ja sesi

Gjithçka që duhet të bëni për një gjumë të mirë dhe të rehatshëm është zgjedhja jo e një, por e dy batanijeve. Ndarja e shtratit me personin e zemrës, ndonjëherë kthehet në pengesë për një gjumë të plotë dhe të qetë gjatë natës. Metoda skandinave nuk kërkon që ju të investoni në blerjen e dy dyshekëve, por në vend që të rrini duke u ankuar e keni zgjidhjen praktike dhe të shpejtë: dy çarçafe ose jorganë për secilin nga partnerët.

@sejsejlija the Scandinavian way to GREAT sleep ?? #svalbard #longyearbyen ? Metamorphosis – Danilo Stankovic

TikToker-ja suedeze Cecilia Blomdahl (@sejsejlija) shpjegon se metoda i lejon secilit partner të ketë “nivele të ndryshme ngrohtësie ose ftohtësie”, kështu që nëse njëri prej jush zakonisht është i nxehtë gjatë natës ndërsa tjetri është i ftohtë, mund ta rregulloni me hedhjen sipër të jorganit respektiv.

Kjo metodë skandinave e gjumit shpëton lidhjen tuaj- ja sesi

Është alternativa e përsosur për çiftet që nuk mund të gjejnë një ekuilibër të rehatshëm në shtrat, por edhe që nuk duan një “divorc me gjumin”.