Sigal

Moldavët janë populli që konsumon më së shumti alkool në botë. Me mbi 18 litra për person gjatë një viti, ata kryesojnë përpara çekëve me dy litra më pak. Me këtë, kontinenti evropian bëhet kontinenti më “pijanec”, ndërkaq për arsye të kuptueshme, vendet arabe gjenden në pozitat e fundit të këtij klasifikimi.

The Economist paraqet hartën e botës të ilustruar me sasinë e alkoolit që konsumohet, ku Shqipëria është vendosur si konsumues “i matur” i alkoolit në kuotën 5-7.49 litra në vit për person.