Gratë që lindin fëmijë prematurë janë në rrezik të vdekjes së parakohshme, tregojnë studiuesit

284
Sigal

Gratë që lindin fëmijë prematurë kanë dy herë më shumë mundësi të ndërrojnë jetë të reja, ka zbuluar një studim.

Rreziku më i madh është në dekadën e parë pas lindjes, por vazhdon të jetë prezent deri në 40 vite më vonë, zbuluan kërkuesit.

Studimi i publikuar në British Medical Journal tregon se lindja para kohe është e lidhur me vdekje të shkaktuara nga sëmundje zemre, kanceri dhe diabeti.

Pasi mori në shqyrtim edhe faktorë të tjerë rreziku, kërkuesit zbuluan se gratë që lindin fëmijë prematurë kanë 1,7 më shumë gjasa të humbin jetën në 10 vitet e ardhshëm.