5 ushqime të shëndetshme që ju bëjnë dëm nëse i konsumoni më shumë seç duhet

95
Sigal

Mund të mendoni se gjërat që ju bëjnë mirë, ju bëjnë vetëm mirë, por jo. Gjithçka ka masë dhe nëse masa nuk respektohet, përballemi me efektin e kundërt. Nëse mendoni se mund të konsumoni pafund fruta, perime dhe fibra sa të doni, gaboheni!

Ka disa ushqime që sado mirë t’ju bëjnë nëse i konsumoni më shumë nga ç’duhet mund t’ju bëjnë dëm.

1. Bananet

Duke ngrënë më shumë banane seç duhet, do të keni probleme me dhëmbët! Njësoj si sheqeri, ky frut mund të prodhojë një lloj bakteri që shkakton prishjen e dhëmbëve. Nëse jeni fansa të tyre, duhet të dini që numri i artë është deri në 2.

2. Tërshërë

Nëse e teproni me tërshërën, mund të keni ndjesi fryrjeje dhe probleme me zorrët. Madje, një tjetër studim ka arritur në përfundimin se shumë tërshërë në dietën tuaj limiton përthithjen e kalciumit, magnezit dhe zinkut. Shumë tërshërë e kombinuar me elementë të tjerë mund t’ju bëjë të shtoni në peshë, prandaj tregohuni të kujdesshëm me sasinë.

3. Djathi

Askush s’do ta donte ta shihte në këtë listë, por e vërteta është kështu. Porcionet e mëdha dhe të shpeshta të djathit rrisin rrezikun e problemeve me zemrën.

4. Orizi

Pavarësisht shijes dhe vlerave ushqyese, orizi përmban shumë pak vitamina. Nëse konsumoni shumë, e limitoni veten nga marrja e llojeve të tjera të vitaminave. Zakonisht niorma e duhur është rreth 90 gram oriz i pagatuar.

5. Boronica

Boronicat mund të ulin sheqerin në gjak përtej vlerave normale, gjë që është e rrezikshme për diabetikët. Në të njëjtën kohë, konsumimi në masë i tyre hollon gjakun, prandaj bëni kujdes, aq më tepër nëse jeni duke marrë ilaçe dhe i kombinoni me to.  Mund të vini re frymëmarrje të pazakontë, duke qenë se boronicat janë të pasura me vitaminë K.