Ing. Ahmet Çollaku: Ku janë tiranët e naftës?

447
Sigal

Kjo krizë energjetike është një krizë nafte. Shfletoni historinë e krizave lokale dhe globale, ato të kohëve tona modern, mbani mend luftën në Irak, shikoni cisternat e frikshme mbi ujë dhe nën ujë. Tiranët tanë të naftës, mos i kërkoni larg, ne i kemi pranë këtu, na kanë hipur mirë, sepse ne i kemi zgjedhur për të na udhëhequr. Ky i fundit është gjithashtu në anën e tiranëve të parë që shkatërruan naftën, partner me Nanon, Berishën.

Rama, para se të ngjitej lart, mashtroi, bëri hata.. Magjistar. Por proverbi kinez thotë, ajo që mblidhet thellë në zemër, del me teshtimë në ëndërr. Njeriu nuk jeton vetëm me banane, domate, grurë, gazeta, njeriu dëshiron energji të gjithanshme, energji për kuzhinën, lëvizje, energji për dashurinë, se nuk ka dashuri të mirë në bulevardet e errëta, pa dritë…

Rama ynë di gjithçka, ekonominë, politikat sociale afër dhe larg, shkencat natyrore dhe ka një dëshirë të madhe për t’i ekspozuar në emisionet televizive, nga Fejzo tek Vasili, nga Balla tek francezët, nga Stambolli në Berlin. Jam lodhur nga këta njerëz, Fejzo, Vasil, Rama, Basha, nuk dua t’i shoh, më jam neveritur…

Nafta është mbretëresha që ngroh dhe lëviz botën. Pavarësisht se sa energji e përtërirë grumbullohet, vendoset në sirtarë, në shtretër, ruhet, ajo kurrë nuk do të zëvendësojë naftën. A mund t’i imagjinoni rrugët, pa asfalt? Asgjë në këtë botë nuk funksionon pa fraksione të naftës ose  pa derivatet e saja. Nafta grasaton botën, makinat elektrike, mullinjtë e erës, dashurinë…

Përpjekja jonë për të gjetur tiranët e naftës shqiptare nuk do të përfundojë këtu.Këto,  Vetting, Spak dhe Gjykata, nëse nuk bëjnë asgjë ne do t’i drejtohemi Strasburg -ut, edhe pse atje mund të shkojë edhe  hija e gjatë e tiranëve të naftës

Kush është parësor, ideologjia apo nafta? Arti, pavarësisht sa i shkëlqyer, nuk bën naftë. Nafta ka spekter ylberi. Rama në vitin 2018, kur shkoi në kompaninë SHELL, tha “… Shqipëria ka shumë burime… se është një vend që ka ende shumë për të eksploruar, veçanërisht në fushën e naftës… Me këto investime ne po ndërtojmë Shqipërinë e brezat e tjerë me fillimin e shpimit të puseve Shpirag-3 … ”

Dhe, pinjolli i tij, Gjiknuri shtoi: ne do të plotësojmë nevojat e vendit dhe eksportet, do ta rrisim shumë në këtë drejtim … “Po, çfarë po bëhet tani në pusin Shirag-3? Rama është i ndjeshëm ndaj të huajve, BE -së, artistëve, afganëve, bangladeshit, sirianëve, veçanërisht ndaj udhëheqësve botërorë, por ai bëhet shurdh-memec kur bëhet fjalë për industrinë shqiptare të naftës, heronjtë tanë të naftës. Përbindëshi  Bankers Petroleum, po fundos fushat tona të naftës…

Zoti Rama, kush po shkatërron industrinë e naftës ?.. Ne jemi të interesuar për sinqeritetin, jo për mirësjelljen, thotë Frojdi.

Udhëheqësi ynë thotë se kjo është një krizë e jashtëzakonshme energjetike, e cila sapo ka filluar të shfaqë shenjat e saj jashtëzakonisht shqetësuese. Ne të gjithë e dimë këtë, por shikoni përreth. Ai që nuk sheh atë që është përreth, nuk sheh mirë askund,- thotë Gëte.

 

Zoti Rama e njeh mirë farsën 30-vjeçare që është luajtur dhe po luhet me naftën tonë nga Nano tek Berisha, nga Berisha tek ju . Duhet ta keni parasysh mirë, se kjo krizë energjetike është shumë më e keqe se tërmeti i fundit, se Covid-19, se kjo krizë është prolog i një lufte të re botërore, për jetë a vdekje. Kriza ka shkaqjet e saj, por nafta është çelësi, sepse rezervat po pakësohen çdo orë. Sot marifeti qëndron në atë se kush di ta ruajë atë sa më mirë që të jetë e mundur, të mos bëjë mëkat, ta japë falas për miqësi, për zgjedhje, për pushtet, për kurvëri … Disa njerëz të zgjuar e mbajnë këtë parfum thellë në tokë. Radiografia e naftës sonë mund të bëhet shumë shpejt dhe me lehtësi, mjafton të hapni të gjitha dosjet e marrëveshjeve të koncesionit me të huajt, të gjeni emrat dhe nënshkrimet, nga e para në të fundit…

Nafta është energji dhe moral kombëtar. A ka Akademia e Shkencave moral? Çfarë mendon ajo: A ka naftë Shqipëria dhe ku shkon? Kjo është detyra e parë e këtij institucioni së bashku me elitën shqiptare. Kali i Trojës, kompania Petromanas,  punon gjoja me humbje. Kur është me humbje, pse nuk ikën? Kjo lojë luhet edhe nga kompani të tjera.

Konkretisht, ku e fshehët, ish pronarin  Leonidha Çobo?

Përpjekja jonë për të gjetur tiranët e naftës shqiptare nuk do të përfundojë këtu. Këto,  Vetting, Spak dhe Gjykata, nëse nuk bëjnë asgjë ne do t’i drejtohemi STRASBURG -ut, edhe pse atje mund të shkojë edhe  hija e gjatë e tiranëve të naftës.

Nëse amerikanët vërtet na duan, le të fillojmë së pari me zbardhjen e naftës shqiptare, jo me Berishën, Mediun, Llallën, ne duam të njohim të gjithë ata që shkatërruan këtë industri të madhe. Kjo do të ishte një ndihmë gjigante dhe vitale, jo “non grata” për Sali Berishën.

Rama duhet të ndryshojë shkatërrimin e naftës, të planifikojë të bëjë një takim sa më parë me specialistët e naftës, me ata që i  ka çregjistruar me kohë, është dorëzuar në të gjithë botën, për të mbledhur nga ku janë, për të dëgjuar zërin e tyre. Vetëm me ta ne do të jemi në gjendje të lehtësojmë këtë krizë të gjatë. Rama duhet të ndryshojë shkatërrimin e naftës, të planifikojë të bëjë një takim sa më parë me specialistët e naftës, me ata që ka çregjistruar me kohë, që i ka surgjenosur nëpër botë. T’i mbledh nga janë e nga s’janw, të dëgjojë zërin e tyre, se vetëm me ta ne do të jemi në gjendje të lehtësojmë këtë krizë të gjatë, këtë luftë të re botërore. Specialistët shqiptarë që punojnë në kompani të huaja së bashku me punonjës të thjeshtë, e dinë mirë që nafta e marrë nga të huajt është pasuri kombëtare shqiptare, pasuria e këtij vendi, kështu që nëse ata kanë moral, të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur nga ajo punë, se ndryshe  bëhen një me të huajt, janë mëkatarë. Grevat e Zharrës dhe Ballshit u shuan  shpejt, këto do të mbahen mend si një turp kombëtar. Anëtarët e këtyre grevave u mashtruan nga disa mafiozë të udhëhequr nga shkopi magjik i Ramës.

Ka kaluar një kohë, por ende asnjë grevist nuk është prononcuar, të thotë se si u kopsitën këto greva, dhe nëse ai është i kënaqur me zgjidhjen që bëri Rama.

Njerëzit e Ramës thonë se kjo krizë do të kalojë me njohuri, dhe risi teknologjie. Le ta dijë mirë se ka shumë njohuri dhe prognozime të hidrokarbureve në fondet e institucioneve të naftës. E vetmja gjë që mungon është parku i sondës, të cilin paraardhësit tuaj e shkatërruan. Franca nuk kishte aq shumë sonda. Specialistët tanë të naftës kanë në dorë projekte efikase për zbulimin e naftës, ata e njohin mirë gjeologjinë e Shqipërisë, kanë përvojë. Ata thjesht duan atë bazë teknike që thamë më lart. Varet nga ju që ta gjeni, ata kanë përvojë të madhe perëndimore. Kërkojuni këtyre specialistëve sa më shpejt të ringjallin industrinë e naftës, sepse vetëm me njohuritë e tyre ne mund ta lehtësojmë këtë krizë të madhe. Nuk mjafton të hapni një seksion në departamentin tuaj. Gjithashtu, disa kanë pikëpamje personale për perspektivën e naftës krejt të ndryshme nga Shell juaj.  Zotërinj, mbani mend, veprimet tuaja nuk do të harrohen kurrë pavarësisht se pozoni, me princat dhe presidentët. Populli është gjykatësi juaj suprem dhe populli nuk mbaron kurrë!