Ky ishte 25-vjeçari që drejtonte motorin e ujit në Velipojë, del edhe autopsia e vajzës

345
Sigal

Është publikuar fotoja e 25- vjeçarit, Indrit Bajraktari i cili drejtonte motorin e ujit ditën e djeshme në Velipojë dhe është arrestuar për vdēkjen e Enisa Dodës.

Policia bëri me dije se pas autopsisë së vajzës që ndërroi jetë, Enisa Dodës është konstatuar se nuk ka shenja dhune në trup por vetëm disa të nxira nga përplasja e saj në ujë pas rrëzimit nga motori i ujit.

Mësohet se ata ishin thjesht vetëm shokë dhe dolën një xhiro në det. Tashmë Bajraktari akuzohet për tre vepra penale, shkaktim i vetëvrāsjes, pengim i procedurave hetimore, moskallëzim krīmi.

Ai nuk i dha ndihmën e parë vajzës Enisa Doda në vendngjarje.

Enisa Doda