Facebook do të lëshojë në qarkullim monedhën digjitale Libra

460
Sigal

Kompania e mediave sociale Facebook ka zbuluar planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra. Facebook tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp.

Kompanitë e pagesave Uber dhe Visa gjithashtu kanë të ngjarë të pranojnë atë në të ardhmen, njoftoi kompania. Por, ka pasur shqetësime se si do të mbrohen paratë, dhe të dhënat e njerëzve, si dhe mbi paqëndrueshmërinë e mundshme të monedhës.

Facebook tha se Libra do të menaxhohet në mënyrë të pavarur, dhe se pagesa me të do të ishte po aq e lehtë sikurse shkëmbimi i mesazheve. Për sektorin e pagesave kjo është goditja e rradhës që bëhet nga një gjigant i teknologjisë, pasi më parë të njëjtën e kishin bërë kompanitë Google Pay, Apple Pay dhe Samsung Pay – edhe pse asnjë nga këto shërbime nuk bazohet në një monedhë digjitale.