Çfarë i shkakton dhe si t’i trajtoni në shtëpi sqetullat e errëta

277
Sigal

Për shumë njerëz, sqetullat e errëta mund të jenë të sikletshme. Për fat të mirë, në pjesën më të madhe të rasteve, ato nuk janë shenjë e ndonjë gjendjeje shqetësuese, megjithëse nuk ndodh gjithmonë kështu.

Çfarë i shkakton sqetullat e errëta?

– deodorantë ose antidjersat (irrituesit kimikë)
– rruajtja
– akumulimi i qelizave të vdekura të lëkurës (mungesa e eksfoljimit)
– melanoza e duhanpirësit (hiperpigmentimi i shkaktuar nga pirja e duhanit)
– hiperpigmentim (rritje e melaninës)
– acanthosis nigricans (shpesh një shenjë e diabetit, mbipeshës, ose niveleve anormale të hormoneve)
– eritrasma (infeksion bakterial)
– melasma (njolla të errëta në lëkurë)
– Sëmundja Addison (gjëndra mbiveshkore e dëmtuar)

Nëse shqetësoheni për faktin që lëkura e sqetullave është më errët se pjesa tjetër, diskutojeni me mjekun tuaj. Nëse ngjyra e errët nuk është rezultat i ndonjë gjendjeje shqetësuese, konsideroni disa alternativa për t’i zbardhur.

Disa këshilla të vlefshme

– ndryshoni markën e deodorantit/antidjersës
– mos u depiloni me brisk
– përdorni skrabin e trupit edhe në zonën e sqetullave, butësisht, dy deri në tre herë në javë
– vishni rroba të lirshme

Trajtime në shtëpi

Patate: Grijeni një patate, shtrydhni lëngun nga patatja dhe vendoseni lëngun nën krahë. Pas 10 minutash, pastroni sqetullat me ujë të freskët. Mund të fërkoni edhe dy feta patate në lëkurën e sqetullave.

Kastravec: Prisni feta të trasha kastraveci dhe fërkojini zonat e errëta të sqetullave. Pas 10 minutash, shpëlani sqetullat me ujë të freskët.

Çfarë i shkakton dhe si t’i trajtoni në shtëpi

Limoni: Pritini feta të trasha limoni dhe fërkojini sqetull. Pas 10 minutash, lajini, thaji dhe vendosi kremin hidratues.

Shafran i Indisë: Në një tas të vogël, përzieni 2 lugë gjelle lëng limoni të freskët me shafran Indie sa të bëni një pastë. Vendoseni pastën në mënyrë të barabartë në sqetulla. Pas 30 minutash, lajeni.

Vaj kokosi: Masazhoni disa pika vaj kokosi te sqetullat. Pas 15 minutash, lajini me ujë të vakët dhe një sapun të butë. Përsëritni këto hapa dy deri në tre herë në ditë.

Trajtime mjekësore dhe estetike

– kremra ose locione që përmbajnë hidrokinon, tretinoin, kortikosteroide, acid azelaik ose acid kojik
– terapi me lazer për heqjen e pigmentit
– peels kimike me acide alpha hydroxy dhe beta hydroxy
– dermabrasion ose mikrodermabrasion për pastrimin e plotë të lëkurës