Përplasen tre automjete në aksin Lezhë-Milot, plagosen dy persona

213
Sigal

Një aksident ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Lezhë.

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin Lezhë-Milot, teksa kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës.

Dy prej makinave të përfshira në aksident ishin të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, ndërsa njëra e Lezhës.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit J.K.,banues në Maqedoni, I.B.,banues në Kosovë dhe K.M., banues në Lezhë.

Kanë marrë dëmtime të lehta shtetaset S.B.dhe H.M.,të cilat ishin pasagjere në këto mjete.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.