Banane me kanellë – Si ta përdorni për një gjumë të patrazuar

536
Sigal

Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe atë fizik.

Që truri të funksionojë siç duhet, ai ka nevojë për gjumë.

Nëse njeriu nuk fle sa dhe siç duhet, ai do të vuajë nga një sërë problemesh shëndetësore.

Mungesa e gjumit, sipas të dhënave të, ka një ndikim të fortë tek të menduarit, puna, komunikimi dhe aftësia për të mësuar.

Shkaqet E Gjumit Të Keq

Ankthi dhe stresi

Regjimi jo i shëndetshëm ushqimor

Mungesa e mineraleve

Pjesa më e frikshme e pagjumësisë është se ajo është një faktor kontribues i shumë sëmundjeve serioze siç janë: mbipesha apo diabeti.

Si Të Bëni Një Gjumë Të Qetë Dhe Të Patrazuar

Nëse keni probleme me gjumin, mund të shfrytëzoni recetën e mëposhtme me kanellë dhe banane sugjeruar.

Përbërësit:

Gjysëm luge çaji me kanellë pluhur

2- 3 gota ujë

Një banane

Përgatitja:

Ziejeni ujin në tenxhere.

Shtoni bananen e plotë duke prerë paraprakisht majat e saj.

Mund t’ja hiqni lëkurën ose ta zjeni me gjithë lëkurë për efekt më maksimal.

Ziejeni bananen për 10 minuta dhe më pas kullojeni.

Shtoni kanellën, prisni sa të ftohet dhe më pas pijeni.

Ky lëng duhet pirë një orë përpara se të shtriheni për të fjetur.

Pini një gotë dhe pjesë tjetër ruajeni në frigorifer.

Vlerat e Pijes Kundër Pagjumësisë

Bananja përmban një amino acid që njihet si tryptophan.

Sipas të dhënave  ky amino acid ndihomn në prodhimin e serotoninës, një hormon që rregullon cilësinë e gjumit.

Banania gjithashtu përmirëson humorin dhe mban nën fre urinë.

Ky frut është shumë i pasur me hekur, kalçium, kalium dhe minerale të tjera.

Të gjjithë këto ushqyes ndihmojnë organizmin të mos bjerë në kthetrat e pagjumësisë.

Kanella përmban vajra esencialë të cilët i japin pijes një shijë të ëmbël.

Kjo erëz e veçantë ka aftësi qetësuese për trupin.

Kanella gjithashtu përmirëson procesin e tretjes dhe qarkullimin e gjakut.

Në këtë mënyrë, kanella është kontribuese e drejtpërdrejtë e një gjuimi cilësor.

Kjo pije është një zëvendësuese e mirë e pilulave të gjumit të cilat ofrojnë një zgjidhje afatshkurtër por edhe krijojnë varësi dhe e drobisin sistemin nervor.