A janë njerëzit e martuar më të lumtur se beqarët? Ç’thotë ky studim

18
Sigal

Një jetë si persona të martuar mund të mos jetë si në përralla, ama e sigurt është që ju jeni më të lumtur se beqarët!

“Sido që t’i analizoni të dhënat, ne shohim një avantazh mjaft të madh dhe të dukshëm te personat e martuar për sa i përket mënyrës se si njerëzit e vlerësojnë jetën e tyre,” tha autori i sondazhit Jonathan Rothëell, ekonomist në Gallup.

Studimi mori në shqyrtim 2.5 milionë persona të rritur në SHBA nga vitit 2009 deri në 2023-ishin, të cilët u pyetën se si e vlerësonin jetën e tyre aktuale, ku zero ishte vlerësimi më i keq i mundshëm dhe 10 më i larti. Më pas studiuesit i pyetën të anketuarit se cili do të ishte niveli i lumturisë në pesë vitet e fundit. Gjatë periudhës së anketimit, të martuarit raportuan vazhdimisht nivele të larta të lumturisë në krahasim me të pamartuarit, duke filluar nga 12% në 24% më të larta në varësi të vitit, sipas të dhënave.

Arsimi është një faktor me shumë ndikim në çështjet e lumturisë, por të dhënat treguan se të rriturit e martuar që nuk kanë ndjekur shkollën e mesme e vlerësojnë jetën më shumë sesa të rriturit e pamartuar me një diplomë universitare. “Elementët e tillë si raca, mosha, gjinia dhe arsimi kanë rëndësi. Por martesa duket se ka më shumë rëndësi se ato gjëra kur bëhet fjalë për të jetuar jetën më të mirë,” tha Bradford Wilcox, profesor dhe redaktor i këtij sondazhi.

Një ndryshim në mënyrën se si i zgjidhni partnerët në jetë

Ndoshta lumturia e lidhur me martesën ka të bëjë me atë që njerëzit presin prej saj. Vitet e fundit është vërë re një zhvendosje graduale nga “martesa romantike” në “martesën shoqërore”, që do të thotë se njerëzit po si zgjedhin si partnerë jete, miqtë e tyre më shumë sesa partnerët pasionantë.

Koncepti i përkushtimit nënkupton përvojën e të qenit i/e lidhur me një person tjetër. Në rastin më të mirë, do të thotë të jesh i/e lidhur me dikë që është një bazë e qëndrueshme dhe e sigurt në shtëpi dhe që do të jetë aty për ty përballë çdo fatkeqësie apo problemi.

A duhet të martoheni patjetër për të qenë të lumtur?

E vështirë të thuhet nëse martesa është arsyeja për të qenë më të lumtur në jetë! Njerëzit që duan një stabilitet familjar dhe karrierë të pranueshme zgjedhin martesën, pasi kjo i lejon të investojnë më shumë në tregun e punës dhe karrierë, sidomos te burrat, ndërsa gratë janë të më orientuara drejt familjes, shtëpisë, fëmijëve etj.

I/e martuar ose jo, ju mund të zgjidhni të martoheni nëse jeni në kërkim të lumturisë në çift, si dhe të ndjerit i/e plotësuar në aspektin sentimental dhe atë familjar.