Plagosja në Pogradec, sherri mes vëllezërve për motive të dobëta, në momentin e ngjarjes autori…

16
Sigal

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja që ndodhi ditën e sotme në Pogradec.

Konflikti mes vëllezërve ka ndodhur për  motive të dobëta nga një konflikt i çastit.

Autori njihet si përdorues i alkoolit dhe në momentin e plagosjes ka qenë në gjendje të dehur.

I plagosuri i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën ka marrë një plagë të lehtë në krahun e majtë dhe pas mjekimit do të largohet drejt banesës së tij.

Ndërkohë autori Sami Shuli ndodhet në ambientet e komisariatit të Pogradecit për veprime të tjera procedurale.