8 lloje të ndryshme furçash për flokët: Si dhe kur duhet t’i përdorni!

47
Sigal

Nëse e keni gjetur ndonjëherë veten konfuze përballë 1000 lloje të ndryshme krëhërash për flokët s’jeni vetëm.

Në fakt, çdo lloj krëhëri ka specifikat e tij dhe funksionon për një qëllim të caktuar. Si të zgjedhim të duhurin për llojin e flokut dhe krehjen që duam të bëjmë?

1.

8 lloje të ndryshme furçash për flokët: Si dhe kur duhet

Ky është krëhëri më i zakonshëm. Mund ta përdorin të gjithë për përdorim të përgjithshëm. Minimizon elektrizimin dhe lë një ndjesi të butë floku në fund të krehjes. Nuk është perfekt për flokë me volum, por është opsion i mirë për të krehur flokët kur jeni vonë në mëngjes. Ideal për flokë të gjatë dhe të dendur.

2.

8 lloje të ndryshme furçash për flokët: Si dhe kur duhet

Kjo furçë është ideale ta përdorni kur thani flokët. E lejon ajrin e ngrohtë të hyjë nga çdo kënd dhe përshpejton proçesin e tharjes dhe njëkohësisht duke e dëmtuar më pak flokun.

Vetëm sigurohuni që flokët tuaj të jenë pak të thatë kur ta përdorni këtë lloj krëhëri.

3.

8 lloje të ndryshme furçash për flokët: Si dhe kur duhet

Kjo furçë është e shkëlqyer për të minimizuar elektrizimin e flokëve.

Zakonisht e bërë me bazë gome dhe me fije nyloni, kjo furçë gjithashtu e masazhon butësisht skalpin tuaj për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Mund të përdoret në flokë të lagura ose të thata dhe është ideale për të gjitha llojet e flokëve.

4.

8 lloje të ndryshme furçash për flokët: Si dhe kur duhet

Nëse po kërkoni t’i riktheni flokëve shkëlqimin natyral, kjo furçë është opsioni më i mirë. Qimet e saj mund ta përhapin yndyrën e nevojshme të flokëve nga skalpi gjer në fund.

Kjo lloj furce është veçanërisht ideale për ata me flokë të hollë pasi është shumë i butë në përdorim.  Perfekt për shkëlqim dhe për ato që vuajnë nga rënia e flokëve.

5.

8 lloje të ndryshme furçash për flokët: Si dhe kur duhet

Të bëra me material sintetik, këto furça janë mjaftueshëm të forta për flokë që ngatërrohen.  Kjo e bën këtë ideal për flokët e trashë e të gjatë që kanë nevojë për pak më shumë përpjekje gjatë procesit.

6.

8 lloje të ndryshme furçash për flokët: Si dhe kur duhet

Perfekte për t’i dhënë flokëve volum gjatë tharjes. Përdorni një furçë të tillë të vogël nëse doni kaçurrela të vogla, pse një furçë rrethore të madhe nëse doni onde të dallgëzuara.

7.

8 lloje të ndryshme furçash për flokët: Si dhe kur duhet

Ky krëhër përdoret në flokë të lagur sepse ndihmon flokët të mos këputen apo dëmtohen gjatë krehjes.

8.

8 lloje të ndryshme furçash për flokët: Si dhe kur duhet

Nëse doni të shkurtoni kohën që ju merr stilimi i flokëve, investoni në një furçë të tillë për t’i drejtuar. Eshtë kombinim i pjastrës dhe furçës. Përshpejton kohën, redukton djegien e flokëve dhe i shtrin ato duke i lënë të butë dhe me shkëlqim.