Moti i keq në Vlorë, pëson rrëshqitje rruga për në fshatrat Ploçë dhe Sevaster

122
Sigal

Aksi rrugor në afërsi të fshatit Ploçë është kthyer i rrezikshëm për banorët e zonës.

Shirat e rënë në zonë kanë sjellë gërryerjen e bazës së rrugës që lidh fshatrat e njësisë Sevaster me qytetin e Vlorës. Një masiv dheu është shkëputur nga njëra anë ku mbështet rruga.

Banorët thonë se kanë njoftuar autoritetet por nuk është marrë asnjë masë. Janë vetë ata që kanë vendosur disa gurë për të ndaluar kalimin. Sipas tyre rruga është e rrezikshme dhe shkarja e dherave po vijon. Ata kërkojnë ndërhyrje pasi aksi bllokon disa fshatra.