3 ‘vese’ që çuditërisht ju bëjnë më inteligjentë nga të tjerët

155
Sigal

Të rrish zgjuar deri vonë, të shash rregullisht dhe të jetosh në mënyrë të çrregullt, janë gjëra për të zilat nuk para të përgëzojnë nëpër rrethe shoqërore. Madje njerëzit që kanë një (ose të tre) nga këto “zakone të këqija”, shpesh inkurajohen që të ndryshojnë në një moment të caktuar të jetë së tyre.

Ja që ndodh, që me një ndryshim të vogël këndvështrimi dhe me disa prova të reja shkencore, këto zakone mund të marrin një kuptim tjetër. Përdorimi i fjalëve (jo-etike), të qëndruarit zgjuar deri vonë dhe të preferuarit e rrëmujës ndaj rregullsisë, interpretohen shkencërisht si shenja inteligjence.

Një krahasim i të dhënave të njerëzve që i kishin këto zakone me ata që nuk i kishin, ka rezultuar se këta të fundit, kanë treguar një nivel inteligjence më të ulët. Një përfundim i tillë është arritur në më shumë se një studim, por kjo s’do të thotë që ideja se jeni më inteligjent nga ç’mendonit t’ju motivojë të shani apo të mos pastroni shtëpinë. Kujdes me keqinterpretimet.

Burimi: Business Insider