VIDEO/ Dua Lipa ngre në këmbë publikun në Meksikë

519
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa po vazhdon me turnetë nëpër botë. Së fundi, ajo ka qëndruar në Meksikë ku vazhdimisht është e angazhuar me koncerte.
Mbrëmë ajo ka performuar para një publiku shumë të madh në numër, të cilët këndonin bashkë me Duan këngët e saj. Në rrjete sociale, këngëtarja ka shpërndarë disa imazhe dhe video në të cilat shihet atmosfera gjatë performancës së saj në skenën e Meksikës.
Ajo ka falënderuar të gjithë për mirëpritjen, duke u shprehur e mahnitur për përvojat që i ka sjellë ai udhëtim. Dua Lipa në këtë udhëtim ishte e shoqëruar bashkë me të dashurin Paul Klein,i cili po ashtu performoi në të njëjtën skenë.

Sigal