Të mbrosh identitetin online. Njerëzit të pa informuar, ekspertët: Kujdesi me veprimet bankare

563
Veprimet bankare që kryhen në mënyrë online mund të rrezikojnë sigurinë e qytetarëve. Për ti informuar për rrezikun e veprimeve online kanë nisur edhe video informuese në internet sic është ky insert me titull “Mbroni Identitetin Online”, ku këshillohen klinetët sesi duhet të ruajnë të paprekur dhe të pacënuar identitetin e tyre. Por sa të informuar janë qytetarët për rrezikun që u vjen mashtrimet kompjuterike dhe vjedhja e informacionit? Në fakt numri i personave që kryejnë veprime bankare në vendin tonë është i pakët. Kryesisht veprimet bankare që kryhen në internet janë për blerjet online. Ka edhe nga ata që kanë jetuar jashtë vendit dhe atje e kanë patur të domosdoshëm përdorimin e llogarive online. Por deri tani asnjë prej të intervistuarëve nuk është përballur me mashtrimet kompjuterike. Ndërsa kryenin veprimet bankare online ata nuk e kanë menduar fare rrezikun e vjedhjes së identitetit të tyre.
Sigal