Gjermani/ Eksploziv në zyrën e ministrit të Financave

504
Një paketë e dyshimtë është gjetur të mërkurën herë në Ministrinë e Financave të Gjermanisë dhe paketa përmbante eksploziv sipas gazetës gjermane Bild.
Paketa i ishte drejtuar ministrit të Financave, Wolfgang Schäuble, por është filmuar nga shërbimet e sigurimit në zyrën postare të ministrisë.
Paketa me eksploziv u kap nga rrezet X. Paketa u hoq nga ekspertët dhe u dërgua në Grunewald ku edhe u krye shpërthimi i telekomanduar. Nuk ka pasur raporte për viktima deri më tani.
“Rezultatet e para të hetimeve tregojnë se pakoja përmbante një të ashtuquajtur përzierje eksploziv, e cila është përdorur shpesh për të prodhuar fishekzjarrë. Ajo është projektuar për të shkaktuar dëmtime të konsiderueshme”, tha policia në një deklaratë, cituar nga Reuters.
Sigal