Studim: Çfarë i dallon fëmijët e vetëm nga të tjerët

388
Jo pak herë, në bisedat e përditshme kemi diskutuar rreth diferencave midis fëmijëve të vetëm dhe atyre të cilët janë rritur në praninë e motrave dhe vëllezërve.
Dhe në fakt, kjo tashmë është e vërtetuar. Studime të fundit, tregojnë se struktura e trurit tek fëmijët e vetëm është ndryshe nga ajo e të tjerëve.
Imagjinata e tyre është shumë herë më e zhvilluar krahasuar me ata të cilët kanë motra apo vëllezër. Ndërsa nga ana tjetër, duket se nuk e kanë shumë të zhvilluar ndjenjën e socializimit dhe të përshtaturit kollaj në shoqëri.
Thuhet gjithashtu se këta fëmijë tentojnë të jenë pak më tepër narcistë, të fokusohen tërësisht tek vetja dhe kjo jo për faj të tyre. Duke qenë se janë të vetëm, e gjithë dashuria dhe vëmendja përqendrohet tek ata, duke i bërë të mendojnë se janë qendra e botës. Kjo i ndihmon të zhvillojnë shumë ata kreativitetin e tyre.
Sigal