Serbi, Mediat: Rita Ora e “rekrutuar” për lobim në UNESCO për Kosovën

439
Diplomatja e nderit është “rekrutuar” në fushën e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, kanë thënë për “Danas”, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës.
Ata specifikojnë se në këtë fushatë është përfshirë pop­ylli Rita Ora, e cila shkroi një kolumnë për gazetën e famshme ndërkombëtare parisiene “La Lettre Diplomatique”, e cila lexohet në të gjitha ambasadat.
Në të njëjtën kohë, nobelisti amerikan me prejardhje shqiptare, Ferid Murad, dërgoi një letër mbështetëse për Kosovën e pas këtij edhe sopranoja e famshme shqiptare në tërë botën, Inva Mula e bëri të njëjtën gjë.
Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi tha për “Danas” se Kosova është angazhuar për një fushatë pozitive për integrimin e Kosovës në rrjedhat globale të arsimit, shkencës dhe kulturës, ndërsa fushata serbe dhe ambasadori Darko Tanaskoviç bashkë me Marko Gjuriç kanë folur për aplikimin e Kosovës në UNESCO, që e cilësojnë përleshje të qytetërimeve dhe feve, e gjitha kjo e përshtatshme për një seri të “Game of Thrones”.
“Ndihma e Rita Orës dhe figurave tjera e ndihmon qasjes tonë pozitive”, tha Selimi.
Rita Ora ka shkruar se ajo u largua nga Kosova për një jetë më të mirë dhe ishte një “refugjate foshnje” dhe si e tillë mbështetë përpjekjet e ndërmarra nga autoritetet e vendlindjes së saj, Kosovës, për t’u anëtarësuar në UNESCO, që është një shans i mirë për të popullin e Kosovës dhe rininë e Kosovës.
“Nga dora e parë ndjeva të them se kur jeni refugjatë, mbart në vete shumë paragjykime që mund të shkaktojnë izolime… Unë jam krenare për Kosovën, vendin e origjinës sime që zgjodhi rrugën e bashkëpunimit”­ tha Rita Ora, e cila është ambasadore nderi e Kosovës./indeksonline 
Sigal