Vepror Hasani: 26 familje myslimane themeluan qytetin e Korçës

Iliaz bej Mirahori, i pari i tyre

Iljaz bej Mirahori, jeniçer shqiptar dhe dijetar i mirënjohur

NOA

Dhe lala i sulltanit osman Bajazitit të II., i njohur edhe si Iljaz Hoxha, ishte i martuar me vajzën e Mehmetit të II dhe ishte themelues i qytetit të Korçës si sanxhakbeu i Sanxhakut të Korçës. Ai lindi me emrin Ilia në Panarit, atëherë pjesë e Kazasë së Përmetit të Vilajetit të Janinës në Perandorinë Osmane (sot Qarku i Korçës, Shqipëri), dhe hyri në shërbimin e jeniçerëve gjatë sundimit të Muradit të II. Ai ishte një ndër njerëzit më besnik të sulltan Mehmetit të II, dhe iu dedikua shërbimit të Perandorisë kundër forcave arbërore, nën drejtimin e Skënderbeut. Në vitin 1453 roli që Iljaz Hoxha kishte në Rrethimin e Kostandinopojës i dha titullin Mirahor (Gjeneral). Më vonë ai mori edhe titullin Mirahor Evel, (Gjeneral i Parë). Prandaj edhe tek osmanët njihej me emrin Iljaz Bey Mirahor. Pas pushtimit u emërua sanxhakbej i Sanxhakut të Korçës. Nën urdhrat e Mehmetit të II ai e zhvilloi Korçën për ta bëre atë një qendër kulturore dhe garnizon ushtarak. Gjithashtu  ndërtoi atje edhe xhaminë e parë, e njohur si Xhamia e Iljaz Mirahorit.

Në këtë rrëfim, familja e Rustem Myteveliut është familja më e hershme e qytetit të Korçës. Zanafilla e saj e dokumentuar nis nga viti 1408 me lindjen e themeluesit të Korçës, Iliaz Bej Mirahori. (Myteveli do të thotë admnistrator). Nga kjo familje kanë dalë njëri pas tjetrit Mytevelinjëve të Korçës, të cilët duhej të ishin nga gjaku i Iliaz bej Mirahorit. Një degë tjetër e Mytevelinjve njihet ajo e vëllezërve Frashëri, e Abdylit, Samiut dhe Naimit, sepse nëna e tyre, Emineja ishte një nga stërmbesat e Iliaz Beut. Mytevelinjve të Korçës u është dashur të ruajnë me fanatizëm origjinën dhe dokumentacionin më të hershëm të familjes së tyre. Gjatë gjithë luftrave që përfshinë edhe Korçën, Mytevelinjtë, së pari merreshin me sigurimin e dokumenteve. Fal këtij kujdesi, mjaft prej dokumenteve të familjes së themeluesit të Korçës ruhen edhe sot e kësaj dite. Sipas Mytevelinjve ata mundën të ruanin gjithçka deri në vitin 1957, por pikërisht në këtë kohë Nexhmie Hoxha u kërkoi dokumentet e Iliaz Bej Mirahorit me të drejtën e huapërdorjes, por në të vërtetë nuk ua ktheu kurrë.

Gjithashtu është e nevojshme të bëhet edhe një shpjegim i vogël: sipas regjistrit të Korçës dhe Përmetit, viti 1431-32, Korça figuronte kala e banuar me 26 shtëpi. Pranë saj ndodhej Mborja me 90 shtëpi dhe fshati Peskëpi me 71 shtëpi. Pra, kemi tri vendbanime të ndryshme: Kalanë e Korçës, Mborjen dhe fshatin Peskëpi. Në kalanë e Korçës ishte vendosur administrata e krahinës së Korçës. (Në këtë kohë Korça dhe Përmeti përfshiheshin në të njëjtën njësi administrative). Iljaz bej Mirahori, themeluesi i qytetit të Korçës e zhvendosi administratën nga kalaja e Korçës në qytetin e tij që po ngrihej më të majtë të lumit të Mborjes, në një territor ku nuk gjendej asnjë banesë tjetër. Mirahori ishte qeveritar i Korçës dhe kish gjithë të drejtën e tij të transferonte administratën aty ku ai e shihte të arsyeshme. Kjo ishte dhe arsyeja pse Korça mbajti të njëjtin emër që kishte edhe kalaja.

Korça e nisi jetën e vet me ndërtimin e Xhamisë së Madhe, me shkollën e parë në Shqipëri për vajza dhe djem dhe me Imaretin, (Qendrën Sociale për të varfërit).

Të tria këto përfunduan së ndërtuari në vitin 1496. Në Qendrën Sociale gatuhej ushqim për të varfërit. Askush prej tyre nuk vuajti për bukë. Dhe kështu ndodhi vërtet. Për 400 vjet me radhë, (1496-1912), askush prej banorëve të qytetit të Korçës nuk fjeti pa darkë, pavarësisht kush ishte ai, fëmijë, i rritur, burrë, grua, student apo intelektual. Nga ky privilegj nuk përjashtoheshin as udhëtarët. Nëse u binte rruga të hynin në qytetin e Korçës, edhe ata do ta gjenin gjithnjë një sofër të shtruar dhe një shtrat për të fjetur. Qendra Sociale kishte edhe një han të vetin. Imareti ishte një korpus i tërë, përbëhej nga një sërë godinash, me administratë dhe punonjës të përkushtuar dhe me një buxhet të tillë që mund të përballonte të gjitha nevojat e njerëzve pavarësisht nga numri i tyre.

Nga kjo e drejtë nuk përjashtoheshin as të pasurit, që për arsye të ndryshme edhe ata mund të kishin nevojë për ushqimin e Qendrës Sociale. Për Mirahorin, nëse një qytet kishte njerëz që vuanin mungesën e ushqimit, atëherë ai nuk mund të ishte gjë tjetër veçse një qytet që lëngonte. Në dekretin perandorak të vitit 1504-1505 për kthimin e pronave të Mirahorit në Vakëfe, thuhet: “Mirahori ngriti e ndërtoi gjithashtu… edhe një Imaret (Institucion Bamirësie) të shenjtë dhe të hijshëm me gjithë lokalet e nevojshme, si: kuzhinë, depo, furrë, han, etj dhe i caktoi si vakëf për gjithë ata që shkojnë e vijnë etj dhe e pajisi këtë Imaret me të gjitha mjetet, enët dhe komoditetet e nevojshme, pak a shumë qofshin… Të gjitha këto objekte i la vakëf të saktë, legal, të qartë e të zbatueshëm”. (Pjesë nga dekreti perandorak, kthimi në vakëfe i pronave të Mirahorit).

Ushqimi për të varfërit ishte i përditshëm, nuk u mungoi kurrë: “Vakëflënësi i lartpërmendur vuri si kusht që në këtë Imaret (Qendrën Sociale) të gatuhet e të furnizohet çdo ditë dy herë me ushqim, në drekë e në darkë. Do të gatuhet çorbë gruri dhe orizi etj dhe do të hajë kushdo që të jetë i pranishëm në kohë të bukës, i vobektë, pasanik, i varfër, i huaj, udhëtar e banues, fëmijët e studentëve etj, kushdo qoftë, çka do që të hanë e kanë hallall dhe u bëftë mirë”. (Pjesë nga dekreti perandorak, kthimi në vakëfe i pronave të Mirahorit)

Ushqimi që ofrohej nuk ishte sa për të gënjyer të varfërit, ose siç thuhet rëndom sa për të mbushur barkun me bukë. Në Qendrën Sociale të Iljaz Bej Mirahorit gatuhej mirë dhe me cilësi. Enët ishin të kallajisura e të pastra, uji ishte i rrjedhshëm dhe i bollshëm. Nuk mungonte as mishi, as mjalti dhe as gjalpi. Qendra Sociale kishte kuzhinierë e ndihmëskuzhinierë, bukëpjekës dhe ndihmësa, magazinierë, druvarë, rojtarë, kallajxhinjë dhe njerëz që kujdeseshin për ndriçimin dhe aredimin e Qendrës Sociale. Që të varfërve t’u shërbehej sa më mirë të ishte e mundur, në krye të qendrës sociale u vendos Ali Abdullahu, skallavi që kishte fituar lirinë. Ai do të shërbente për sa kohë të ishte gjallë. Ja çfarë thuhet më konkretisht në dekretin e perandorak.