Bashkim Hoxha promovon romanin “Shtëpia e Verdhë” në biblotekën e Kuvendit

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë është zhvilluar një aktivitet letrar kushtuar romanit “Shtëpia e Verdhë” e shkrimtarit të mirënjohur Bashkim Hoxha, me pjesëmarrjen e deputetëve, studentëve dhe njerëzve të artit. Gjatë takimit, autori u ndal te tematika e romanit, e cila lidhet me narrativat e krijuara ndër vite rreth “Shtëpisë së Verdhë” dhe mënyrës se si kjo çështje është trajtuar në filma dhe skenarë ndërkombëtarë.

Shkrimtari shprehu mirënjohjen për organizimin, duke e cilësuar Kuvendin si hapësirë edhe për letërsinë.

Sigal

Hoxha: Në Kuvendin e Shqipërisë flitet për letërsinë. Një takim i bukur organizuar për romanin ‘Shtëpia e Verdhë’ me praninë e deputetëve dhe studentëve.Mirënjohje për nënkryetaren e Kuvendit Klodiana Spahiu dhe për Institutin Parlamentar.Kënaqësi për bisedën me vlerë me pjesëmarrësit e interesuar. Fjalë për letërsinë në vendin e ligjeve.

Ndërkohë për “Shtëpinë e Verdhë’ para një muaj ka qarkulluar në të gjitha kinematë e botës një film i Hollivudit me një skenar serb,  ‘Të korrat’ e ka titullin filmi ,një roman mbi të cilin është mbështetur.Këto kohët e fundit edhe në kinematë e Amerikës dhe për të cilin ka dhënë një sponsorizim të jashtëzakonshëm Beogradi, për të krijuar imazhin e trafikantëve të luftëtarëve të gjuhësisë shqiptare dhe Kosovës.
Për koincidencë edhe unë në romanin që kam shkruar para tre vitesh e kam ndërtuar me një ekip timin që duan të bëjnë një film për ‘Shtëpinë e Verdhë’ dhe atë përballjen e skenarëve patetikë dhe të trilluar.

Dr. Ina Zhupa: “Shtëpia e Verdhë” e shkrimtarit Bashkim Hoxha, roman që prek ndjeshmëri të forta njerëzore e kombëtare

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa mori pjesë në aktivitetin e promovimit të librit “Shtëpia e verdhë”të shkrimtarit të mirënjohur Bashkim Hoxha. Zhupa vlerësoi  trajtimin me realizëm dhe përgjegjësi mbi temat e luftës së Kosovës dhe manipulimin e të së vërtetës nga shkrimtari Bashkim Hoxha.

Zhupa:  Pata kënaqësinë të marr pjesë në promovimin e romanit “Shtëpia e verdhë” të shkrimtarit të njohur Bashkim Hoxha, në kuvendin e Shqipërisë.Aktivitet që solli së bashku politikën, kulturën dhe botën akademike në një reflektim të rëndësishëm mbi të vërtetën historike dhe fuqinë e letërsisë. Ishte një moment vlerësimi për rolin që arti dhe fjala kanë në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe përballjen me propagandën.

“Shtëpia e verdhë” vjen si një roman që prek ndjeshmëri të forta njerëzore e kombëtare, duke trajtuar me realizëm dhe përgjegjësi temat e luftës së Kosovës dhe manipulimit të së vërtetës. Përmes krijimtarisë së tij, Bashkim Hoxha vijon të mbetet një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore shqiptare.