Nesër do të lexoni/ Igli Levani: Te pikturat e mia ka shumë femra, dua ta ekuilibroj maskilizmin duke futur feminilitet

727
Sigal

Albert Z. ZHOLI

Gjithmonë ka pasur dëshirën për të pikturuar. Fëmijërinë e ka kaluar në qytetin e Laçit. Vizatimet e para kanë qenë me laps, duke u përpjekur të pasqyronte në mënyrë realiste sendet që e rrethonin. Kur ishte 4 apo 5 vjeç babi i i tregoi punimet që i përzgjodhi për një ekspozitë me punimet e fëmijëve që u zhvillua në Pallatin e Kulturës. Mësuesi i tha babait të tij se duhet ta inkurajonte të vazhdonte të vizatonte.
Pra në këtë mënyrë nisi rruga juaj si piktor?
Po, vazhdova të pikturoj përsëri rreth moshës 19 kur ndodhesha në Itali, pra jam autodidakt, nuk kam pasur kurrë mësues.
Ndoshta mësuesi i parë ka qenë Nikolaos, një artdashës Grek që kishte një dyqan e shiste materiale pikture në qytetin e Ferrares. Kur blija materialet (telajo, bojëra, penela) dyqanxhiu Nikolaos në rrugën “Saraceno” më orientonte për mënyrën e përdorimit, (p.sh, bojërat e vajit përdoren me vaj lini, terpentina), si të pastroja penelat, çfarë penelash të përdorja me ngjyrat.
-Në moshën e fëmijërisë kë nga piktorët e njohur keni njohur nëpërmjet leximit dhe çfarë përshtypjesh ju ka lënë?
Kur isha fëmijë pikturat e para që kam pare ishin katalogët me punimet e Rilindjes fiorentinase, Botticeli, Da Vinci, Michelangelo e në të njëjtën kohë pikturat propagandiste të realizmit socialist që akoma mund t’i shihje në libra, postera apo gazeta. Përshtypjet që të linin, një lloj çudie, jetoja apo jetojmë në një vend Anti-Art e s’mund të them se ka pasur një lloj strukture apo mbështetje…

Për më shumë lexoni nesër në Gazetën ” Telegraf”