Arben DUKA / Integrimi pa kushte!

558
Sigal

(Vijon nga numri kaluar)

 

Do të ulërasë për Ramën,

I liruar nga burgjitë,

Ti pengove Asocimin,

Ndaj do rrish në opozitë!

 

Kështu do të thotë Salia,

Dhe urgjent do dalë në ring,

Edhe pse Edvin mavria,

Për ftesën bëri lobing!

 

Sepse ftesë e asocimit,

Ca e dinë e ca s’e dinë,

Duam s’duam ne këtej,

Është Notë për qeverinë!

 

Është Notë për qeverinë,

Ka fituar ca beteja,

Dhe për t’i fituar të gjitha,

I duhen zgjedhjet e reja!

 

Të thotë Rama sa të dojë,

Populli ftesën e mori,

Po dhe Rama do dëgjojë,

Bumjet që do hedhë Doktori!

 

Sala gjëmon kot së koti,

Si zgalem me zë të fortë,

Jo tash që i solli Zoti,

Si dhuratë një pasaportë!

 

Pasaporta nga BE-ja,

Që nuk i takon secilit,

Do jetë për zgjedhjet e reja,

Porsi Thembra e Akilit!

 

Do jini dhe do shikoni,

Se kush do ta hajë llokumin,

Sa të mendohet i joni,

Sala e ka hedhur lumin!