Rajna Kovaçi: Edit Piaf dhe Marsel Serdan, jeta është rozë

632
Sigal

U mbushën 107 vjet nga lindja e të mrekullueshmes Edith Piaf, harabelja e vogël dhe e brishtë e skenës muzikore franceze me zërin e madh, që mundi të bëjë çdo zemër të dridhej. “Do të këndoj deri në ditën time të fundit. Dhe kur nuk mund të këndoj më, do të vdes.” Në fakt ajo “vdes pesëqind herë në natë”, ashtu si në jetë”, shkruante Olga Shubranova në parathënien e biografisë së Piaf, shkruar nga shoqja e saj më e mirë Simone Berto në botimin  e vitit 1985. Jeta e saj ishte e mbushur me dashuri  dhe shumë burra kanë kaluar në jetën e saj. Sidoqoftë, dashuria nuk i ndodhte aq shpesh, dhe ishte pikërisht ajo që e bëri të fluturonte më lart, sepse edhe harabeli më i brishtë ka nevojë jo vetëm për krahë, por edhe për dashuri për të jetuar. I qetë, i kënaqur… kështu e pa Simon Berto pak pasi Edith u takua me Marsel Cerdan. Burri që la gjurmët më të qëndrueshme në jetën e saj burri, që i dhuroi një dashuri jetëshkurtër, por që zgjati përgjithmonë.

“Himni i dashurisë”

Të gjithë flisnin për Edith Piaf si një grua që i hante burrat, një prima donna kapriçioze, që nuk toleronte, e mosbindur nga dashnorët e saj. Megjithatë, një natë, në një klub parizian, gjërat ndryshuan. E prezantuan të madhen, Edith Piaf  me “bombarduesin maroken” Marsel Cerdan. Ajo ishte delikate, e brishtë, me një zë të fortë, ndërsa ai ishte i madh, i fortë dhe fliste me lajka. “Asgjë” nuk ndodhi atë natë, por pak më vonë gjatë një prej turneve të saj në Nju Jork, ai i telefonoi. Të nesërmen, askush nuk shkruajti për historinë e madhe të dashurisë së dy yjeve, dhe Edith Piaf mori një shportë të madhe me lule nga gazetarët me një kartë: “Nga zotërinjtë – te gruaja që është më e dashur në botë”. Të dy përkëdhelnin njëri-tjetrin me dhurata të shtrenjta dhe gjëra të rëndësishme për njëri tjetrin. Ai kishte tre fëmijë dhe braktisja prej tyre nuk bëhej fjalë, por kur ajo insistoi të jetë pranë tij, Marsel Cerdan i hypi avionit në kohë. Megjithatë, kjo teka e saj përfundoi në mënyrë tragjike. Avioni me të dashurin e saj rrëzohet mbi Oqeanin Atlantik. Atë natë, shpresa vdes për të, por ajo doli në skenë dhe këndoi për të…. “Kur ai më dashuronte, asgjë nuk ekzistonte për të. Marseli është besnik me mua. Marinette ishte gruaja e tij, ajo që lindi djemtë e tij. E gjithë kjo ishte e shenjtë për mua. Por ai më donte mua,- deklaronte Edithi. Dhe nuk i pëlqente ta fshehë dashurinë e saj, prandaj edhe kur lidhja e tyre u bë e njohur për të gjithë, shkaktoi ngazëllim edhe indinjatë. Të dy kishin audiencën e tyre, të dy kishin fansat e tyre, por edhe kritikët. Megjithatë, gjëja më e rëndësishme për ta ishte që ata kishin njëri tjetrin. Ajo nuk insistonte kurrë për një divorc megjithëse e donte Marselin ashtu siç dinte ajo të dashuronte. “Me të tjerët kam dashur gjithmonë të filloj nga e para, ndërsa  me Marselin jam si e rilindur.” Fama dhe angazhimet e tyre i çuan në vende të ndryshme të botës, udhëtonin vazhdimisht dhe takoheshin diku në mes të udhëtimit sa herë që ishte e mundur. Harabeli i vogël madje hoqi dorë nga jeta e natës, në të cilën dinte ta jetonte më mirë, vetëm që të hynte në ritmin e Marselit. Megjithatë, kur ai u largua, Piaf i ju kthye shpejt zakoneve të vjetra dhe vetvetes- jetës boheme, e spërkatur  me bollëk me lëngun magjik të shampanjës dhe nga pagjumësia që i dallohej në netët e gjata. Në fillimet e tyre në Nju Jork, ai e ftoi në një restorant fast-food, por duke parë pakënaqësinë e saj, e çoi në një darkë me ushqim të shijshëm dhe me ambjent high class. Të dy kaluan çdo moment të lirë bashkë, e dashuruan njëri-tjetrin si gjimnazistë dhe u argëtuhan larg turmës. Ai e ftoi në ndeshjen e tij, ku ajo i përjeton si të sajat vuajtjet e tij në ring. Shtypi ishte në ekstazë, sepse ata nuk janë thjesht të dashuruar, por sepse ai është i martuar me fëmijë… Marsel Cerdani i papërpunuar, origjinal, megjithatë, tregon finesë të rrallë përballë saj në këtë situatë. Ai e ruante dinjitetin e gruas dhe të zonjës së tij. Në një konferencë për shtyp ai tha: “- Zotërinj, doni të dini nëse unë e dua Edith Piaf dhe nëse ajo është e dashura ime. Jo, nuk jemi dashnorë. Nëse nuk do të isha i martuar dhe nuk do të kisha fëmijë, do ta bëja gruan time. Tani le të ngrejë dorën ai që nuk e ka tradhtuar kurrë gruan. Kjo është e gjitha. Do ta zbuloj nesër nëse jeni zotërinj.” Megjithatë, jeta për çiftin ishte rozë, ishin të dashuruar dhe një mbrëmje Edithi i telefonoi Marselit dhe i lutej të mos udhëtonte me anije, por me avion, në mënyrë që të takoheshin pas një ndarje tjetër të shkurtër. Ai ishte në Francë dhe ajo në Nju Jork. „ Mirë. Nesër do të jem tek ty. Të puth, të përqafoj me mall… Të dua.” Fjalët e pëshpëritura me shumë dashuri në aparatin e telefonit, ishin  fjalët e fundit që Edithi dëgjoi nga i dashuri i zemrës. Avioni në të cilin udhëtonte Marcel Cerdan u rrëzua mbi ishujt Azores dhe ai vdiq në moshën 33-vjeçare. Piafi ishte e shkatërruar – si nga humbja  e tij ashtu edhe nga faji, që ajo ndjente se ishte përgjegjëse për vdekjen e tij. “Unë e vrava atë”,- thoshte ajo vazhdimisht. Megjithatë, në mbrëmje, Pasi mësoi për humbjen e të dashurit, ajo insistoi dhe doli në skenë dhe këndoi. Salla ishte e mbushur plot dhe publiku u ngrit në këmbë dhe duartrokiti për një kohë të gjatë. Edith Piaf  ishte zvogëluar edhe më shumë, ashtu e brishtë e butë nën ndriçimin e prozhektorëve. Më pas ajo tha: “Jo, asgjë për mua. Sonte do të këndoj për Marsel Cerdanin. Vetëm për të.” Skena dhe muzika mbajtën në gji edhe një herë zemrën e saj të thyer. Harabeli i vogël, që dinte të dashuronte, por edhe të vdiste – pesëqind herë në natë.

Еdit Piaf  – jeta e një harabeli

Po i kthehem fëmijërisë së saj. Ajo përjetoi një fëmijëri të vështirë, pothuajse të uritur, vdekjen e fëmijës së saj, dy aksidente automobilistike, shtatë operacione, periudha deliri, periudha çmendurie, një tentativë vetëvrasje, tre koma, dy luftëra botërore. Beteja e vetme që nuk mbijetoi ishte kanceri në mëlçi, të cilin mjekët e diagnostikuan dy vjet para se të largohej nga kjo botë. Historia e saj është mallëngjyese dhe sa herë të vjen të ankohesh për fatin, kujtohu për “harabelin” e Parisit, për gruan që deri në frymën e fundit vazhdoi të ecë përpara pa u dorëzuar, duke pushtuar zemrat e miliona njerëzve. E bekuar me fuqinë për të dashur Edith Piaf.

Edith Giovanna Gassion lindi më 19 dhjetor 1915. Po atë ditë, nëna e saj, aktorja e dështuar Anita Meyer, ia besoi nënës së saj kujdesin dhe rritjen e vajzës së saj të porsalindur. Duke mos pasur nevojë për një fëmijë që qante përreth, gjyshja “e dhimbshur” e qetësoi beben me verë të holluar. Ky lloj kujdesi që katër vjet më vonë e dha rezultatin – Edith u verbua plotësisht. Kur babai i saj, Louis Gassion, dëgjoi për shëndetin e të bijës vendos ta lërë vajzën e vogël në duart e nënës së tij, e cila drejtonte një bordello. Megjithatë, ajo e deshi shumë Edithin dhe u kujdes shumë për të – kryesisht që mbesës së saj t’i kthehej shikimi. Kjo ndodhi në vitin 1925. Kur nuk kishte më shpresë, gjyshja e çoi në Bazilikën e Shën Terezës në Lisieux. Dhe mrekullia ndodhi. Vetë Edithi e kujtonte me fjalët: “Jeta ime filloi me një mrekulli. Në moshën 4-vjeçare u sëmura dhe u verbova. Gjyshja më çoi në Lisieux dhe para altarit të Shën Terezës, i kërkoi shpëtimin tim. Që atëherë nuk i jam ndarë kurrë imazhit të Shenjtores dhe Jezusit, sepse jam besimtare, prandaj nuk kam frikë kurrë nga vdekja. Ka qenë një periudhë në jetën time kur pas vdekjes së njeriut të dashur kam uruar për veten time vdekjen. Kisha humbur çdo shpresë. Besimi më shpëtoi.” Në shkollë, Edithin e urrenin të gjithë – askush nuk e donte vajzën që jetonte në një bordello. Ajo nuk e përballoi dot këtë barrë dhe babai i saj e mori për të jetuar në Paris. Në moshën 9-vjeçare, Edithi filloi të punonte me të atin në sheshet dhe rrugët. Ai bënte truke akrobatike dhe ajo këndonte. Në moshën 15-vjeçare Edithi takoi motrën e saj, Simonen 11-vjeçare, e cila gjithashtu filloi të këndonte me të. Familja e bashkuar kishte vështirësi të mëdha financiare. Edithi ndihmoi me aq sa mundi, por pak më vonë erdhi momenti kur ajo e la të atin përgjithmonë. Edithi vazhdoi të performojë në rrugë, ku u ftua të këndojë në një kabare. Në moshën 16-vjeçare, Edith u takua me Louis Dupont, i cili do të bëhej babai i vajzës së saj të vetme- Marcel. Martesa e tyre nuk ishte e lumtur – Dupont këmbënguli që Edithi të hiqte dorë nga të kënduarit. Ata u ndanë dhe Marsela e vogël qëndroi me nënën e saj. Pa e ditur ajo, babai e mori vajzën e vogël  në shtëpinë e tij- me qëllim që ta detyronte Edithin të kthehej përsëri  tek ai. Por ajo nuk u kthye më. Marseli u sëmurë nga meningjiti, nga i cili sëmuret edhe Piaf. Ajo u shërua, por, vajza e saj vdiq. Edithi nuk bëhet më nënë. Në moshën 20-vjeçare, ajo u vu re nga Louis Lepley, i cili e ftoi të këndonte në Shans-Élysées. Ai ishte personi që luajti një rol të rëndësishëm në jetën dhe karierën e saj – ai e mësoi atë të zgjedhë këngët, të këndojë me shoqërim, i shpjegoi rëndësinë e veshjes, shprehjeve të fytyrës, sjelljes në skenë. Ishte Leple që e ktheu në Piaf (piaf – harabeli – fr.) – pseudonimi që i shkoi aq shumë. Në rrugë ajo këndonte: “Kam lindur si harabeli, kam jetuar si harabeli, do të vdes si harabeli”. Pikërisht kështu në poster ishte shkruar “The Sparroë Girl”. Suksesi ishte spektakolar. Por jo për shumë kohë. Menjëherë pas kësaj, Louis Lepley-n e vranë dhe dyshimi ra mbi Edithin – sepse ai i la një shumë të madhe parash. Por gjithçka përfundoi mirë dhe më pas Piaf takoi Raymond Assault – njeriun që e bëri atë një yll të vërtetë. Ai ishte njeriu që organizoi pjesëmarrjen e Piaf në sallën e muzikës ABC – vendi që i dha “pagëzimin e betejës” për të qenë yll në të e ardhmen. Edith bëhet një personazh vërtetë i famshëm. Falë Raymond, ajo u bë me famë dhe sukses e komunikoi me personalitetet më të njohura të kohës së saj – Charlie Chaplin, Marlene Dietrich,  Mbretëreshën e Anglisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo u takua me Jean Cocteau, i cili i ofroi një rol në shfaqjen “I bukuri indiferent”. Për herë të parë u shfaq në vitin 1940, dhe më vonë u bë një përshtatje filmike, në të cilën Edithi luajti rolin kryesor. Talenti i saj i kapërceu kufijtë e Francës  dhe ngjalli kënaqësi dhe admirim në të gjithë botën. Duartrokitje të pandërprera për gruan e imët që komandonte të gjithë skenën.Vetë Piaf ndihmoi shumë talentet e reja. Charles Aznavour, Yves Montand, Eddie Constantine… të gjithë emrat u bënë të famshëm falë “harabelit”. Në vitet e pasluftës, Edith u takua me boksierin Marcel Cerdan, i cili u bë lumturia e saj më e madhe dhe pikëllimi më shkatërrues. Një dashuri e dënuar nga fati, e cila e vuri dhe një herë në provë gruan e brishtë me zemër të madhe. Pas vdekjes së tij Piaf ra në depresion të rëndë – morfina u bë shoqja e saj më e mirë, shpesh i binte të fikët, njëherë pothuajse ra nga dritarja e banesës së saj. E shkatërruar, ajo ju kthye sërish jetës së rrugës. Edhe pse dalëngadalë, Edith ju rikthye jetës dhe karrierës së mëparshme. Madje arriti të bie në dashuri përsëri. Por përsëri, lumturia nuk zgjati shumë. Në vitin 1952, ajo përjetoi dy përplasje, aksidente dhe mbijetoi me fraktura në pothuajse në të gjitha brinjët dhe të dy krahët. Edhe pse krijimtaria nuk i solli më të njëjtin gëzim, Edith kapet pas punës së saj për të mos u zhytur në  depresion. Në vitin 1954, ajo luajti në filmin historik Royal Affairs në Versajë. Pasoi një turne rraskapitës 11-mujor në Amerikë dhe më pas në Francë. Në njërën prej tyre, Edithit i ra të fikët, i doli gjak nga goja. Mjekët zbuluan se ajo kishte kancer në mëlçi. Një diagnozë mizore. Kjo diagnozë e rëndë nuk e largoi Edithin nga skena deri në fund. Në vitet e fundit, pranë saj ishte 27-vjeçari Theo, dashuria e fundit e Piaf. Disa muaj para vdekjes, Edithi dha koncertin e saj të fundit – salla u ngrit në këmbë, duartrokitjet nuk u ndalën, publiku u ul – për herën e fundit. Më 10 tetor bota mësoi se “harabeli” i vogël i Parisit kishte ikur përgjithmonë. 40,000 njerëz, shoqëruan të madhen Piaf në udhëtimin e saj të fundit. Trafiku në Paris ndaloi për një ditë.19 dhjetori shënon ditën e lindjes së Edith Piaf, besimi i së cilës ishte më i madh se vetë jeta – “Kjo turmë, shpresoj, do të më dërgojë në udhëtimin tim të fundit – sepse nuk më pëlqen vetmia. Vetmia është e tmerrshme të përqafon në krahët e saj gjatë natës, dhe ti pyet veten – a ia vlen ende të jetosh dhe për çfarë të jetosh?”.

Edith Piaf  – jeta si këngë me tre kohë

Deri në frymën e fundit, ajo kërkoi atë “Çmendurinë” “Nën qiellin e Parisit” për të cilën mundi të këndojë “Himnin e Dashurisë” së përjetshme. E pafund, e verbuar nga varfëria apo pasioni, ajo kaloi gjithçka në jetën e saj. Megjithatë, një gjë mbeti e gjallë në zemrën e saj – guximi për të dashuruar në mënyrë që askush të mos dyshojë në të vërtetën e saj “Nuk jam penduar për asgjë!” Edith Giovanna Gassion lindi 107 vjet më parë. Lindi në duart e një infermjere të quajtur Edith nga e cila ka marrë emrin. Ekziston një legjendë që ajo ka lindur në rrugë, nën llambën e rrugës në rrugën Belleville #72, por kjo mbetet një histori e mitit Piaf. Pasi humbi vajzën dhe burrin ajo përjetoi një lidhje dashurie të stuhishme me një tutor që nuk arriti ta bindë të bëhej prostitutë. Ajo pa vdekjen me sy. Megjithatë, fati i saj ndryshoi…

Pas dashurisë

Vdekja e Marselit nxorri sërish ekstremet tek këngëtarja. Alkooli, endacakët, burrat anonimë dhe morfina – sa më e fortë ishte dhimbja, aq më me pasion lidhej me skenën. Në moshën 37-vjeçare, ajo ra në dashuri përsëri me Jacques Pils, por martesa e tyre ishte aq e shkurtër sa askush nuk foli për të. Në vitet në vijim, ajo alternoi triumfet profesionale me vizitat në spital. Shëndeti i saj ishte gjithnjë e më i lëkundur dhe mjekët e diagnostikuan me cerrozë në mëlçi.

„ Unë dashuroj Teon  dhe do të mbetet dashuria ime e vetme  …”

Në moshën 46-vjeçare, Edithi me një trup të tretur nga alkooli, morfina dhe bredhjet lartë e poshtë, u njoh me Theofanis Lamboukas – djali i emigrantëve grekë dhe një parukjer i zakonshëm. Ai kishte trupin e një perëndie të lashtë, por tek ai jetonin dy personalitete – një fëmijë i pafajshëm dhe një baba i kujdesshëm. Menjëherë pasi u njohën, këngëtarja u shtrua sërish në spital. E vizitoi, por ndryshe nga të tjerët, vajzës së rritur pa fëmijëri nuk i dhuroi lule, por një kukull. Ajo qeshi. Të nesërmen, ai e”riparoi”, por ylli kapriçioz tashmë ishte ndrydhur brenda shpirtit të saj plot vuajtje. Theo dëshironte të ishte këngëtar dhe ajo dinte si t’i mbështeste burrat e saj. Ajo i sajoi pseudonimin “Sarapo” /sepse e ngatërronte me “sagapo” – të dua/, incizuan këngë të përbashkëta, që ishin të suksesshme dhe ai – i vetëdijshëm për të gjitha problemet e saj – i propozoi për martesë. Ajo ishte njëzet vjet më e madhe se ai dhe nuk dëshironte ta shkatërrojë atë. Megjithatë, ai e ftoi për drekë në familjen e tij patriarkale, ku asaj i jepet ngrohtësi dhe mikpritje, që ajo nuk e priste. Vjehrra e saj e ardhshme, e cila ishte në moshën e saj, i tha “Më thërrisni ‘mami'” dhe kjo e çarmatosi. U martuan në një kishë ortodokse. Nusja ishte me të zeza, pasi kishte përjetuar një tjetër krizë të rëndë shëndetësore, por të dy ishin të lumtur. Karriera e Theos premtoi të ishte e suksesshme dhe Edith e kupton se koha e saj për t’i thënë lamtumirë skenës po afronte. “E dua Theo-n dhe kjo është folja e vetme që na bashkoj”, “Vetëm Massel Serdanin e kam dashur vërtet, por Theo Sarapon e kam pritur gjithë jetën” – fjalë të forta të një gruaje shprehëse, por të paktën këtë e meritonte greku. Së shpejti të dy dëgjuan se ajo kishte kancer. Ajo kaloi një krizë të tmerrshme i ra të fikët dhe ajo nuk njohu as burrin e saj. Kur ajo erdhi në vetëdije, dëshironte ta largonte Teon, por ai e çoi në një vilë jashtë qytetit, ku u bë shërbëtori i saj i përkushtuar. Edith Piaf vdiq në përvjetorin e saj të martesës – në të njëjtën ditë me të dashurin e saj Jacques Cocteau. Gjëja e fundit që ajo dëshironte nga Theo ishte premtimi i tij për të mos hipur kurrë në aeroplan. ai i premtoi, pa e ditur, se vdekja do e gjente pas shtatë vitesh – në një aksident automobilistik…. Theo bashkë me mbi 40,000 njerëz e shoqëruan këngëtaren në varrezat Pere-Lachaise, ku do të prehej, e pakënduar nga Kisha, pranë vajzës së saj. I dashuri i saj e kalojë jetën duke punuar për të shlyer borxhet e gruas së tij. Dy gjëra shumë të rëndësishme dhe unikale kishte  Theo 1. besnikërinë dhe 2. Respektin ndaj kujtimit të saj –  Theo u varros pranë saj, ndërsa dueti i tij me Edith Piaf “Çfarë është dashuria” mbahet mend deri në ditët tona…