Dr. Zekri Palushi: Fibrilacioni atrial i zemrës

434
Sigal

(Mund të ngatërrohet edhe me një ankth, apo goditje paniku)

“Pra është një problem i zemrës, ku sinjalet e alteruara elektrike që ndodhin në dhomat e sipërme të zemrës shkaktojnë kontraksione atipike, ndërsa ndryshimet strukturale dhe disfunksionimi i sistemit nervor mund të ndikojnë në rregullaritetin e ritmit.”

Fibrilacioni Atrial (FA), ashtu edhe ankthi apo një panik episodik mund të shkaktojnë palpitacione të zemrës, prandaj këto dy gjendje, megjithëse me origjina krejt të ndryshme, mund të ngatërrohet lehtë me njëra tjetrën.

Fibrilacioni Atrial është forma më e shpeshtë e ç’rregullimeve të rrahjeve të zemrës, apo siç njifen me emrin ‘’Aritmitë e zemrës’’ (heart arrhythmias).

Diagnostikimi klinik i Fibrilacionit Atrial, mund të konfirmohet lehtësisht, dhe menjëherë, nëpermjet një EKGje të thjeshtë.

Pra është një problem i zemrës, ku sinjalet e alteruara elektrike, që ndodhin në dhomat e sipërme të zemrës shkaktojnë kontraksione atipike, ndërsa ndryshimet strukturale dhe disfunksionimi i sistemit nervor mund të ndikojnë në rregullaritetin e ritmit.

Në bazë të kohës së zgjatjes, Fibrilacioni Atrial klasifikohet në:

*Paoxismal, ku një episod zgjat më pak se 7 ditë, i cili, brenda kësaj kohe mund të konvertohet vetvetiu/spontanisht, ose nëpërmjet goditjes elektrike direkte.

*Persistent, ku episodet zgjasin më shumë se 7 ditë, dhe nuk ikin spontanisht.

*Long standing (për një kohë të gjatë), në këtë rast, ky FA, ka mbi një vit që vazhdon, edhe pse i sëmuri ka qenë duke u mjekuar për kontrollimin e ritmit.

*Permanent, në këtë rast, si doktori dhe pacienti duhet të pranojnë se strategjia për një kontroll të ritmit, ka qenë e pasuksesëshme, dhe se nuk duhet që të pretendojnë më tepër për të arritur një ritëm sinusal.

Shkaktarët e një Fibrilacioni Atrial mund të jenë të ndryshëm, si psh:

*Sëmundjet e arterieve coronare. *Infarkti i zemrës. *Probleme të valvulave të zemrës. *Tensioni i lartë. *Sëmundje të mushkërive. *Pirja e duhanit, alkolit, dhe lëndëve NARKOTIKE (marijuana, kokaina, amfetamina, rohypnoli, steroidët anabolik, që përdorin në GYM/palestra, për formim muskuli, etj.  *Ç’rregullimet e gjëndrrës së tiroides. *Stresi fizik, dhe ndoshta edhe ai emocional. *Operacionet e mëparëshme të zemrës, etj.

Për të mos u zgjatur në mekanizma të komplikuara, me pak fjalë mund të shpjegojmë se në zemrën e një përsoni me Fibrilacion Atrial (FA),  dy dhomat e sipërme të zemrës së tij (the atria), kontraktohen dhe relaksohen në mënyrë të ç’rregullt, dhe jo në sinkronizim me dy dhomat e poshtme të zemrës.

Ky çrregullim/diskronizim, dëmton qarkullimin e gjakut brenda dhomave të zemrës, e si pasojë, dëmtohet edhe qarkullimi i gjakut, në të gjithë trupin. Ky dëmtim bëhet shkak për formimin e trombeve në nivele të ndryshme të qarkullimit të gjakut,  këta trombe pastaj mund të shkojnë në tru, ku dhe mund të shkaktojnë insulte cerebrale.

Ndër shenjat më të shpeshta të Fibrilacionit Atrial, mund të përmendim:

*Palpitacione, të shoqëruara me rrahje të shpeshta ose jo dhe ç’rregullim të zemrës.

*Konfusion, *Dobësi të përgjithshme, *Lodhje, *marrje mendësh, -Të fikët, apo ndjenjë të fikti, *Dhimbje, ose ndjenjë shtypje në gjoks, *Frymëmarrje të vështirë, *Tension gjaku të ULËT, *Distres emocional, *Intoleracë gjatë aktiviteteve fizike.

Nwqoftwse ju i përjetoni këta shenja, do të ishte shumë mirë që të shkoni menjëherë tek doktori juaj, për të gjetur shkaktarët e këtij Fibrilacioni Atrial. Po kështu, nëse ju nuk jeni të sigurt që këto shenja mund të jenë nga një episod Fibrilacioni Atrial, apo nga një ankth/atak paniku, atëherë mendja duhet t’ju shkojë tek një infarkt akut myokardi, për këtë, ju menjëherë duhet të thërrisni një ambulancë për t’ju transportuar në urgjencën e spitalit më të afërt.

Trajtimi i një Fibrilacioni Atrial:

Varet në severitetin e gjendjes, dhe gjendje të tjera mjekësore që mund të ketë i sëmuri.

Neqoftese FA ësht prezent, doktori juaj mund t’ju rekomandojë një shumëllojshmëri stilesh jetese, mjekimi dhe qasjet procedurale, në varësi të ashpërsisë së gjendjes dhe kushte të tjera themelore mjekësore.

Ndryshime të mënyrës së të jetuarit, (Lifestyle changes):

*Menaxhimi i peshës trupore, *ushtrime fizike, apo aktivitete të ndryshme fizike, * reduction or elemination of the marrjes së pijeve alkoholike,* treatment for substance misuse, * dietary change, si paksim i marrjes së krypës, * Lënja e duhanit.

Ndërsa në trajtimin farmakollogjik/ me ilaçe mund të përmendim:

*Calcium Channel Blockers, *BetaBlockers, *Digoxin, *Flecainide, *Propafenone.

Po kështu, një vend të rëndësishëm në mjekimin e FA, zenë edhe Magnesium Chloride, ose Magnesium Glycinate.
Magneziumi, ndihmon mjaft për një funksionim të mirë të muskujve dhe nervave, e po kështu ndihmon edhe për stabilizimin e sheqerit në gjak, stabilizimin e tensionit të gjakut, qetësimin e migrenës, etj…

Për mjekimin e formave të rënda, doktorri juaj mund t’ju rekomandojë edhe një prej këtyre proçedurave mjekësore si:

*Vendosjen/implantimin, e një PACEMAKERi, *Goditjen Elektrike (Electric Cardioversion), *Ablation (Ablacion), një proçedurë, që përdorë energjinë e ngrohtë, ose të ftohtë, për të krijuar një si ‘’dregëz’’ të vogël, në një pjesë të veçantë të zemrës, kjo mund të bllokojë sinjalet elektrike difektoze, dhe të normalizojë ritmin.

Në rastet me Fibrilacion Atrial, një rëndësi të veçantë merr prevenimi/parandalimi i Insulteve cerebrale, nëpërmjet antikoagulantve.

Nëpërmjet këtij mjekimi, rrisku i një insulti cerebra, ulet deri në 70%.

Opsionet mund të jenë:

*Warfarina, ngelet opsioni i vetëm oral në thromboprophylaksinë e pacjentëve me valvula mekanike në zemër.

Ndërsa, antcoagulantët e tjerë përfshihen në grupin e FACTOR Xa inhibitors,
psh.: *Apixabani, jepet 5mg dy herë në ditë, (për FA me origjinë jovalvulare), dhe 2.5mg, dy herë në ditë, në ato raste kur i sëmuri është mbi 80 vjeç, ose peshon më pak se 60kg, ose ka një Seum Creatinine mbi 130nmol/L.

*RIVAROXABAN, jepet 20mg në ditë. Por nqs Creatine Cleranca asht mbi 15, por më pak se 50mL/min, atëherë jepet vetëm 15mg në ditë.

*DABIGATRAN (inhibitor direkt i thrombinës), jepet 150mg ose 110mg dy herë në ditë. Nuk rrekomandohet në njerëzit me një Creatinine Clerancë nën 30mL/min.

Aspirina nuk rekomandohet më si një alternativë.

Sidoqoftë, për mjekimin me anticoagolan, doktorrët mbështetën në një protokoll/strategji të veçantë, si: CHA2DSVA score, dhe HASBLED score.

Ndërsa një kontraindikim absolut për për dhënien e antikoagulantve ORAL është:

*Dëmtimi i rëndë i veshkave, ku CrCl <30 mL/min për DABIGATRANin,

dhe CrCl <15 mL/min për APIXABAN, dhe RIVAROXABANin.