Godet sërish Anila Kalleshi, dietologia shqiptare fiton 2 trofe në Ceremoninë e Çmimeve Socrates – 2022

763
Sigal

Në një ceremoni të jashtëzakonshme m’u në zemër të Oxford, pikërisht njerëz të jashtëzakonshëm, bëjnë ngjarje të jashtëzakonshme! Ishte një kënaqësi e pamasë qe THE ACADEMIC UNION të mirëprese liderët botërorë nga Japonia në Brazil: nga India në Panama – gjithsej mbi 40 vende nder to dhe Shqipëria.

Gjatë Samitit u diskutuan çështjet më të avancuara mbi Arsimin, Mjekësinë dhe Biznesin. Prezantuesit dërguan një mesazh pozitiv sesi dikush mund të jetë i suksesshëm përmes inovacionit, sipërmarrjes dhe pasionit për kauzën e tyre. Pika kryesore e ngjarjes, Ceremonia tradicionale e Sokratit, njohu më të mirët nga më të mirët me çmime të merituara.

Anila Kalleshi, e cila prej 25 vitesh sfidon si askush tjetêr në këtë fushë dhe mjaft e sigurtë për këtë problem mjaft shqetësues në vendin tonë, duket e qetë dhe e entuziazmuar, ndërsa të nominuarit për këtë çmim nga organizata më e madhe në botë THE ACADEMIC UNION e bën të ndihet e supervlerësuar, paçka se gjithçka lidhet më një punë dhe përkushtim të jashtëzakonshēm të saj.

2 trofe per dietologen shqiptare Anila Kalleshi “Queen Victoria” dhe “Knight Order of Grand Master la Valette “ishin trofetë e rradhës.

Dhe një tjetêr supervlerësim nga kjo organizatë u dha për dietologen klinike Prof.Dr. Anila Kalleshi duke e shpallur Ambasadore për Shqipërinê.

Anila, gruaja që lufton me të ‘keqen’ në emër të së bukurës tregon gjithçka për rrugëtimin e saj, për startin e së bukurës në konceptet e saj, kush ishin frymëzuesit e deri tek çmimet e panumërta, trofetë e të cilëve nuk i zë një raft i madh në zyrën e saj në qendrën ku edhe formësoi betejen e saj të veçantë.

Anila Kalleshi, prej kohësh është kthyer në mendim dhe shpresë për qindra persona, që nuk mund t`i bëjnë dot ballë ushqimit, po pse jo edhe mekanizmit të shëndoshjes. Gruaja, që me dieotologjinë, duket se ka lidhur gjithçka të jetës së saj, tregon në këtë rrëfim çfarë ndodh në përballjen e saj me një person, që lufton të dobësohet, ndërkohë që tashmë, veç faktit se Anila është njeriu më i suksesshëm në këtë fushë, ajo ka arritur të nxjerrë edhe 11 libra ku përmbajtja e tyre është në shërbim të njerëzve që nuk i kanë mundësitë të mbërrijnë në qendrën e saj. Anila është Presidente e Albanian Lifestyle Medicine Association si dhe Administratore e AKC ku në sipërmarrjen e saj duket se ia ka arritur të jetë edhe krenare, ndërsa shikon gra dhe vajza teksa marrin trajtën e shumëdëshiruar brenda pak ditësh, ndërsa ajo nga zyra e saj komandon çdo detaj që lidhet me ecurinë e një personi që ka vendosur t`i besojë këshillës së saj për të marrë pamjen e duhur.

Komiteti i Nominimeve të UNIONIT AKADEMIK TE OXFORDIT me qendër në OXFORD organizon ceremoni të përvitshme të anëtarëve Elitarë të fushave të ndryshme të shkencës, mjekësisë dhe biznesit në tē gjithë botën, lidhur me kontributin dhe shërbimet korrekte, që i ofrohen njerëzimit.

Pikërisht për këtë meritë është e nominuar edhe dietologjia jonë. Për Anilën ky është një vlerësim mjaft i madh që i bëhet punës së saj të palodhur gjatë këtyre 25 viteve. “Ndihem mjaft mirë, e motivuar dhe natyrisht jam e motivuar për të çuar më lart punën time në luftën kundër obezitetit dhe mbipeshës” – tregon ajo.

Kjo trofe vjen pas një mori çmimesh dhe vlerësimesh ndërkombëtare, që bëhen për Anilen, që vendosi të ndiqte rrugën e veçantë dhe të bukur të dietologjisë, si diçka që ende nuk ishte hasur në vendin tonë. Tashmë, Anila Kalleshi, padyshim që betejën e saj e ka me perfekten, pasi ajo qëndron si një orakull për të gjithë ato persona, që nuk munden dot vetë të sfidojnë kilogramët e tepërt. Dietologia shqiptare tashmë është e njohur në të gjithë botën, kjo pasi ajo prej vitesh është anëtare ‘Elitë’ dhe për pasojë ajo është pjesëmarrëse në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare, që zhvillohen në këtë kuadër.

Në rrëfimin e saj, Anila Kalleshi, tregon për herë të parë se cilët janë rivalët e saj më të fortë ndërkombëtarë, ndërkohë që hedh dritë edhe mbi mekanizmin se si shkohet deri te nominimi për çmimet.

“Fillimisht plotësohet një formular që ka mbi 280 pyetje. Ajo çfarë e bën më të detajuar këtë pyetësor janë: kualifikimet e mia, skedat me të dhënat teknike të aparaturave, që unë përdor me çertifikimet përkatëse, dëshmi të klientëve me video dhe foto, paraqitjet e mia në publik, seminaret, kongreset dhe konferencat e ndryshme, botimet, publikimet brenda dhe jashtë vendit, daljet televizive, vlerësimet brenda vendit si edhe ato në arenën ndërkombëtare”.

Ndërsa në lidhje me rivalët e saj në garën e dietologjisë, Anila Kalleshi tregon se Rusia sjell vazhdimisht pretendentë të fortë, ndërkohë që po kaq të fortë sipas saj vijnë edhe nga vendet aziatike, Kore dhe Japoni. Ndërsa pas tyre, Anila përmend edhe kolegët e saj nga Franca, Gjermania dhe Kanadaja, ndërkohë që kur mendon se mes tyre dhe e vlerësuar me dhjetëra çmime gjendet edhe një shqiptare që për 21 vite ka ngjitur majat më të larta të dietologjisë krah vendeve më të zhvilluara në botë dhe vendeve me traditë në këtë fushë, të bën të ndjehesh mirë edhe si shqiptarë…