Prof. Dr. Ago Nezha: Gjuha dhe emrat janë binomi i identitetit kombëtar

Një amanet i Akademikut Rexhep Qosja: “Të ruajmë gjuhën dhe emrat shqip”

Prof. Dr. Ago Nezha
“Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

NOA

Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”, me ndjeshmërinë dhe sensibilitetin e saj atdhetar, që e karaktrizon, më 19 Qershor 2018, në praninë e shumë personaliteteve të dyanshme Shqipëri-Kosovë, organizoi takimin mbi ruajtjen e gjuhës dhe emërave shqip, si bazë e identitetit kombëtar në Prishtinë. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Nderit Akademiku Rexhep Qosja, e cilësoi si një gjetje tepër aktuale dhe një takim historik për nga rëndësia e tij, sepse aktivitete të këtij niveli siç u shpreh Ai, nuk i organizon as shteti dhe Akademia e Shkencave. Profesor Qosja, theksoi se : “ ashtu si gjuha, edhe emërat janë pasuri e madhe kombëtare. Emërat mbajnë vulën e traditës, zakoneve, kulturës, psikologjisë, botkuptimit, historisë dhe filozofisë popullore”. Në vlerësim të këtij aktiviteti Ai,rekomandoi që një të tillë ta organizoni në një nga universitetet e Shqipërisë. Kanë kaluar vite dhe ky fenomen ka ardhur duke u bërë më shqetësues dhe do jetë aktual edhe për të ardhmen. Një proverb popullor thotë: “ Më mirë von se kurrë”. Në këtë vështrim Kryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria e mendoi që ta organizojë në Universitetin “Eqrem Çabej, Gjirokastër, që mban emërin e personalitetit të shquar të gjuhës shqipe. Emigracioni i viteve të demokracisë ka krijuar plagë të rënda në rrjedhjen e gjuhës dhe të emërave shqip. Në Shqipëri, në vitet e para të çlirimit emërat kishin karakter fetar dhe krahinor dhe në shumicën e rasteve mbartnin emërat e gjyshërve e të parëve të tyre. Te besimi mysliman kishin prioritet emërat Sulejmën,.Anife, Sali, Sado, Xhemile, Faik, Adem, Gafur, Sami, Kadri, etj, të besimit të krishterë Petro, Sofi, Mara, Fotinë, Dhimitër, Stefan, Sokrat, Kiço, etj ndërsa katolik Zef, Kolec, Dod, Pal, Mrikë, Jozefinë,  Marie, etj. Pas çlirimit duke u vendosur Shqipëria në kampin e lindjes me në krye Bashkimin Sovjetik, shumë familje për të shprehur solidaritetin e tyre politik u vendosën fëmijve emëra rus si Mariglen, Sasha, Pushkin, Budjon, Oleg e deri Lenin për meshkuj, ndërsa për femra Sashenka, Natalia, Nadja, Sovjeta, etj. Me ardhjen e sistemit demokratik nuk munguan emra italian, gjerman, anglez etj.

Rendin pas emërave të huaj, që s’kanë lidhje me traditat dhe trashëgiminë tonë kulturore. Emrat shqip nuk i ndesh më tek brezi i ri. Krejt ndryshe shfaqet ky fenomen te vëllezërit tanë kosovar, që fëmijët i pagëzojnë me emëra shqip dhe për më tepër me emëra qytetesh, malesh e lumenj nga vendi amë. Shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Preshevës, pra shiptarët e ish Jugosllavisë, vetëm emërin Vlora , që është dhe më i përhapuri në këto treva, mendohet se janë mbi 15 mijë.

 

Kjo mani për të rendur pas emërave të huaj vazhdon të manifestohet edhe në ditët e sotme. Disa familje shqiptare në emigracion si në Greqi, Itali, SHBA, e Angli megjithëse të larguar në vitet e demokracisë fëmijët e tyre nuk dinë shqip, kur Arbëreshët edhe pse mbi 500 vjet të larguar nga vendi amë, flasin gjuhën shqipe. Shtoi këtij fenomeni të shëmtuar dhe ndryshimin e emërave dhe përfundimisht ata kanë humbur identitetin kombëtar si shqiptar. Emërat e bukur shqip nuk mungojnë duke filluar nga Agron, Teuta, Kastriot, Liri, Anila, Agim, etj, por ndjenja e inferioritetit apo ksenofobia dhe “modernizmi”, i shtyn disa prindër që të rendin pas emërave të huaj, që s’kanë lidhje me traditat dhe trashëgiminë tonë kulturore. Emrat shqip nuk i ndesh më tek brezi i ri. Krejt ndryshe shfaqet ky fenomen te vëllezërit tanë kosovar, që fëmijët i pagëzojnë me emëra shqip dhe për më tepër me emëra qytetesh, malesh e lumenj nga vendi amë. Shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Preshevës, pra shiptarët e ish Jugosllavisë, vetëm emërin Vlora , që është dhe më i përhapuri në këto treva, mendohet se janë mbi 15 mijë. Vetëm në Komunën e Preshevës, që ka dhe Bujanocin dhe Medvegjën me Kryetar Komune Prof. Asoc. Ragmi Mustafa, unë si përfaqësues i Shoqatës “Labëria” në bashkpunim me Shoqatën “Nermin Vlora Falaschi”, kemi bërë në Preshevë një takim me 100 gra e vajza me emërin Vlora. Nuk ka krahinë ku të mos ndeshim emërat nga Shqipëria, kryesisht për femra emërat Shqipe, Saranda, Vlora, Vlona,  Aulona, Vlonjat-e, Vlorian-e, Voljarat -e, Amantia, Antigonea, Argjiro, Himara, Shkodra, Gjirokastra, Delvia, Çamëria, Vjosa, Laberion-a, Labe, Labeat-e, Shqiponjë, e deri Labëria, ndërsa për meshkuj mund të radhisim Shkodrani, Gjirokastriti, Vlorian, Oriku, Drini, Shkumbini, Berati, Tomorri, Shqipidon, Shqipërim, etj. Gjuha dhe emërat janë binomi esencial i identitetit kombëtar, një pasuri kombëtare që duhet ruajtur me fanatizëm dhe duhet përcjell në breza te fëmijët. Shumë kombe të qytetëruara si Franca, Gjermania e Italia, ruajnë emërat e tyre tradicional. Tek neve një pjesë e emërave të fëmijëve tanë, janë shartesa e nënshartesa nga kombe të ndryshme të botës, që duhet përkëthyes t’i deshifrosh. Në këtë rrafsh, po t’i shohim emërat në Kosovë, në ndryshim nga emërat në Shqipëri, janë një shembull i traditës, kulturës dhe vlerave të popullit tonë, që duhet përshëndetur dhe përgëzuar, si një trashëgimi kulturore atdhetare. Në Shqipëri prirja për të venë emëra të huaj manifestohet jo vetëm te fëmijët, por dhe te institucionet private, si hotele, lokale dhe deri te emisione televizive të emërtuara “Provokacia”, Aldo Morning, Shoë Arnautisan, Dancing Ëith the Stars, Big Bradher Vip, Open”,etj. Depërtimet e emërave të huaj në vitet e demokracisë janë bërë virale, duke prekur tërë fushat e jetës në vendin tonë. Po të lexosh emërat e hoteleve, lokaleve do shohësh se mbajnë emëra të huaj si Venecia, Bolonja, Berlin, Nyjork etj. thuaj ti se nuk ka objekte historike me bollëk në vendin tonë, për t’i emërtuar. Këtë dukuri e ndeshim dhe në ish bllokun, tempullin e diktaturës para viteve 1990, që lokalet janë mbushur me emëra të huaj. Fenomenit të pagëzimit të fëmijve me emëra të huaj, po t’i shtosh dhe humbjen e gjuhës shqipe, te shumë fëmijë që janë në emigracion, flet për një hemorragji të rrjedhjes së popullatës shqiptare ku janë rezident. Ky është një alarm i shoqërisë shqiptare, e veçanërisht një kambanë që bie për Akademinë e Shkencave dhe qeveritë paradë, që i ka zënë gjumi letargjik dhe nuk kanë treguar vëmendje në këto 35 vjet, nëpërmjet ambasadave në vëndet përkatëse, për këtë fenomen, që e gërryen pamëshirë çështjen e identitetit kombëtar.