Nikolin Gurakuqi: Si asnjiherë më parë na drejton injoranca

808
  • Flet “Mjeshtri Madh” Nikolin Gurakuqi: Si asnjëherë më parë na drejton injoranca
  • – TKOB vazhdon avazin e vjetër vetëm me ato pak tituj që janë vënë në skenë që kur Çela u ul në kolltukun e ngrohtë të drejtorit.
  • – Kur teatri ishte në rikonstrukuksion Çela thoshte se sa të inagurojmë teatrin dhe do vemë repertor të ri
  • – Gjatë “sundimit” të saj 6 vjeçar në TKOB kanë ndodhur në fakt shumë gjëra skandaloze
  • – Si asnjëherë më parë teatri u zhyt në skandale mediatike si ai i logos.
Sigal

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Teatri Kombëtar i Operas, tempulli i artit skenik, muzikor dhe baletit, i vetmi institucion kombëtar i këtij lloji në vendin tonë, pas 60 vitesh prej një viti ka tashmë një pamje të re për artistët dhe artdashësit. Teatri i Rilindur Kombëtar i Operas e Baletit ngriti perden e skenës mbrëmjen e 15 shtatorit 2021, ku u ngjiten artistë që u rritën aty për të kapur majat e botës, por edhe artistë të huaj të atyre majave. Por risi tashmë TOB ka skenën por jo repertorin dhe arritjet skenike. Për problemet e TOB shprehet për Telegraf sh-regjisori Nikolin Gurakuqi

-Si vlerësohen në botë TOB dhe çfarë kanë në repertorin e tyre?

 

Teatrot në të gjithë botën janë institucione publike, dhe dera e tyre duhet të jetë e hapur çdo natë për publikun. Ky është misioni i tyre për të cilin ata ekzistojnë. Rreth 20 vite me parë kur po bëja një vizitë në Italinë e Veriut, në një nga kioskat e rrugëve ku shiteshin gazeta e revista, rastësisht më tërhoqi vemendjen një titull reviste artistike ku ishte publikuar një debat i regjisorit të madh italian Franko Zeffirelli, me dirigjentin stabël të asaj kohe, të teatrit La Scala të Milanos Ricardo Muti, thelbi i të cilit ishte numri i pakët i çfaqjeve skenike, që ky teatër bënte asokohe. Zeffirelli i revoltuar me situatën e krijuar, ku Muti bënte shumë koncerte e pak çfaqje skenike, kërkonte që dera e teatrit të rrinte hapur për publikun çdo natë. Siç të gjithë e dimë, situata u agravua derisa Mutin e larguan nga Scala me një protestë të madhe.

–Folëm për teatrot jashtë vendit…Por le të vijmë në terrenin shqiptar. Cfarë ndodh me TOB në Shqipëri?

Por le të vijmë në terrenin shqiptar. Në vitet 60 të shek të kaluar, opera shqiptare pati një periudhë që bënte 5 dhe 6 çfaqje në javë bashkë me çfaqjet për fëmijë. Vetëm të hënën bëhej pushim.

Teatri komunikon me publikun nëpërmjet një repertori të gjerë e të larmishëm. Atëhere drejtohej nga kritiku Albert Paparisto. Trupa e solistëve dhe korri arritën me këtë repertor, një nivel të lartë artistik për kohën. Kjo situatë zgjati derisa me urdhër nga lart u hoq i gjithë repertori i huaj, dhe teatri mbeti me ato pak vepra shqiptare, që ishin në repertor. U godit kështu dija, kultura botërore progresive, dhe mbeti në fuqi padija. Kaluan shumë vite me këtë repertor dhe me disa vepra të tjera shqiptare, derisa u lejuan të vihen në skenë vetëm dy tre vepra të huaja, si “TRAVIATA” ” BOHEMA” “CAVALLERIA RUSTICANA” “BERBERI i SEVIJES”, për të ardhur në vitet 90, 2000, 2012, ku shpërtheu një repertor me premiera absolute, që kurrë më parë nuk ish parë në skenën e TKOB. Ishin dhjetëra tituj të pavënë më parë, që pasuruan repertorin e vogël, infantil. Ky repertor aq i pasur e renditi Teatrin, në një teatër të krahasueshëm me cilindo teatër kombëtar kudo. Sa më i larmishëm të jetë repertori i një teatri, aq më i kulturuar është ai, sa më i pakët dhe i pandryshueshëm, aq më injorant është ai. Këto kohë TKOB pas rikonstruksionit ( për të cilin do flasim njëherë tjetër) ka bërë çfaqje të bëra e stërbëra dhjetra herë, më parë! Në vend që teatri të verë në skenë tituj të rinj të pavënë më parë duke pasuruar repertorin e tij, ashtu si në teatrin e prozës ku janë venë, disa premiera rrjesht, apo si shumë teatro në Itali dhe Europë që i hapin sezonet me premiera të reja, TKOB vazhdon avazin e vjetër vetëm me ato pak tituj që janë vënë në skenë qëkur Çela u ul në kolltukun e ngrohtë të drejtorit. Kur teatri ishte në rikonstrukuksion Çela thoshte se sa të inagurojmë teatrin dhe do vemë repertor të ri.

-Folëm për teatrot jashtë vendit…Por le të vijmë në terrenin shqiptar. Cfarë ndodh me TOB në Shqipëri?

Teatri u inaugurua, por Çela vazhdoi avazin e saj, asnjë

çfaqje e bërë para emërimit të saj, nuk u ngjit më në skenë, vetëm se nuk i do qejfi dyrdyles injorante. Injoranca nuk ka brirë thotë populli, sa më i paditur e injorant të jetë titullari, ashtu do të jetë edhe repertori: injorant e infantil.

Teatri i ri i sapoinauguruar, ( me shumë probleme të rikonstruksionit), nuk bën asgjë të re, por disa çfaqje të lodhura repertori. Kjo s’ka bërë vaki në 68 vjet histori teatri, ashtu si nuk ka bërë vaki që një injorante ekzemplare, të ngjitet në postin e titullarit të teatrit më të madh shqiptar.

Dhe sigurisht që publiku shqiptar është i dënuar të shohë në skenën e TKOB refleksin repertorial të injorancës ekzemplare të ulur me kolltukun e titullarit. Kur injoranca dhe korrupsioni drejtojnë, ky është dhe rezultati. I gjori TKOB, nga një teatër kombëtar me një repertor për t’u patur zili, për nga larmia e kompozitorëve, titujve dhe periudhave, nën tiraninë e injorantes dyrdyle, katandisi kokoshi një thelë, vetëm me 5 vepra skenike, dhe askush nuk pipëtin, as media që paguhet me taksat tona , as artistët e brendshëm, që nuk thonë asnjë fjalë kur dalin në media, për Zana Çelën dhe qeverisjen e saj diktatoriale e antiligjore dhe shkatërrimtare, por gishtin e drejtojnë jashtë teatrit, tek shefi i qeverisë, Rama dhe ministret e kulturës, dhe për këtë opozitarizëm të shitur, Çela i shpërblen mirë satelitët. Kjo është kategoria e njerëzve që nuk flasin kurrë për institucionin ku punojnë, por për institucione të tjera. Sigurisht që këta të gjithë nga kreu i qeverisë dhe ministret e kulturës, bashkë me dyrdylen e operas kanë përgjegjësi për emërimin e saj, dhe qeverisjen skandaloze të TKOB prej saj, dhe për rikonstruksionin që ka shumë probleme, por problemi nuk është vetëm rikonstruksioni, por edhe drejtimi skandaloz antiligjor i papërgjegjshëm e injorant i teatrit. Pak kohë më parë propaganda e çartur e trumbetonte për një aktivitet të saj me megalomaninë tipike e injorante se – “Si asnjë herë më parë” me gojën e bedeleve me zë e me figurë, dhe këtë e bën sa herë që nuk del vetë se e di që do kritikohet.

Në fakt Çela ka të drejtë kur thotë togfjalëshin – “Si asnjë herë më parë” dhe e bën sa herë bën një çfaqje a koncert skarco.

Gjatë sundimit të saj 6 vjeçar në TKOB kanë ndodhur në fakt shumë gjëra skandaloze për herë të parë si:

– Si asnjëherë më parë u vendos një diktaturë personale e egër, më keq se në kohën e socializmit enverist, por sindikata nuk flet asnjë fjalë.

-Si asnjëherë më parë janë larguar nga puna, rreth 100 punonjës të të gjitha profesioneve, por sindikata nuk flet asnjë fjalë.

-Si asnjëherë më parë në lulëzoi spiunllëku në të gjitha sektorët, por sindikata nuk flet asnjë fjalë.

-Si asnjëherë më parë administrata u mbush me njerëz që nuk kishin shkelur kurrë në teatër, por sindikata nuk flet asnjë fjalë.

-Si asnjëherë më parë lulëzuan tallava shijet katundareske të petrelses Çela, por sindikata nuk flet asnjë fjalë.

-Si asnjëherë më parë u shkatërruan të gjitha skenografitë e repertorit aktiv të teatrit, të 30 -40 viteve të fundit, por sindikata nuk flet asnjë fjalë.

-Si asnjëherë më parë lulëzoi gënjeshtra, mashtrimi profesional i makinës propagandistike, por sindikata nuk flet asnjë fjalë.

“Si asnjëherë më parë niveli artistik i çfaqjeve arriti fundin, por sindikata nuk flet asnjë fjalë.

-Si asnjë herë më parë çfaqjet vidhen në internet e shiten për origjinale, por sindikata nuk flet asnjë fjalë.

-Si asnjëherë me parë teatri ka mbetur pa muze, të cilin Çela e zhduku.

-Si asnjëherë më parë në TKOB nuk sheh dritën e skenës krijimtaria e kompozitorëve shqiptare, por sindikata nuk flet asnjë fjalë.

“Si asnjëherë më parë lulëzuan vëniet më mediokre e të pavlera në historinë e teatrit por sindikata nuk flet asnjë fjalë.

-Si asnjëherë më parë TKOB u kthye në bunker teatër, ku mbretëron vetëm vullneti i një njeriu, dhe sindikata nuk flet asnjë fjalë.

“Si asnjëherë më parë merita u pushkatua dhe lulëzoi vetëm servilizmi e memec artisti, dhe sindikata nuk flet asnjë fjalë.

-Si asnjëherë më parë teatri u zhyt në skandale mediatike si ai i logos.

– Si asnjëherë më parë në krye erdhi njeriu më injorant e diktator në historinë e TKOB.

“Si asnjëherë më parë opozitarizmi sindikalist nuk ka heshtur kaq shumë karshi zullumeve shkatërrimtare të titullares dhe në vend që të mbrojë punonjësit e shkelur me këmbë, indirekt mbron titullaren. Çorba njëherë ka keq që të gëlltitet se pastaj vjell tërë jetën.