New York, gjithçka gati për Paradën e Ditës së Falenderimeve

595
Organizatorët e Paradës Masive për Ditën e Falenderimeve në Nju Jork kanë lëshuar në qiell balonat gjigande, duke mbledhur turma të mëdha spektatorësh, sigurisht nën masa të rrepta sigurie. Këtë vit në paradë do të shfaqen 4 balona të reja me ngjyra të ndryshme: Njëra do të jetë e kuqe, nga një karakter, një personazh i lojërave për fëmijë dhe nga filmi i famshëm i animuar “Angry birds”, Scrat nga filmi Epoka e Akullnajave”, Ronald McDonald dhe personazhi i famshëm i filmave të animuar Dino. Spektatori Terry Powers u mrekullua pas balonës së “Angry Birds”. “Mendoj se është e mrekullueshme. Më pëlqen, do të jetë e mrekullueshme kur ta shohim në fluturim. Do të jetë një ditë e jashtëzakonshme” tha ai. “Disa prej tyre janë vërtet të mëdha, gati 800 kg ishte një prej tyre. Të gjitha kanë ngjyra të ndryshme dhe janë të mëdha” tha Jason Rochester, që tha se balona e tij e preferuar e të gjitha kohërave, është ajo e personazheve të Poër Rangers.

Miliona njujorkezë dhe turistë pritet të pushtojnë rrugët e Nju jorkut për Paradën e përvfitshme, mbi një javë pasi ISIS publikoi në internet imazhe të Nju Jorkut të shpërthyer pas një bombe. Grupimi i Shtetit Islamik ka marrë përsipër përgjejësinë e sulmeve në Paris, ku humbën jetën 130 vetë. Qindra vetë kanë shkruar në rrjetet sociale, në Facebook dhe Twitter, se nuk do të marrin pjesë në paradën e këtij viti sepse janë të frikësuar, 14 vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, kur Al Kaeda shkatërroi kullat binjake Ëorld Trade Center në Manhatan. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill De Blasio, mbajti një konferencë për shtypin pas eventit të zbulimit të balonave, duke i siguruar njujorkezët se janë të sigurtë ndaj cdo sulmi të mundshëm. “Ka shumë njerëz në këtrë botë që duan dhe përpiqen të na frikësojnë. Ata po mundohen të na frikësojnë, të na bëjnë që ne të ndryshojmë stilin tonë të jetesës dhe të ndryshojmë vlerat tona, të humbasim shpirtin tonë, vlerat tona. Ne refuzojmë ta bëjmë këtë. Unë them gjithnjë dicka: Ka disa njerëz që përpiqen të na intimidojnë, epo njujurkezët nuk frikësohen. Ndaj ju duhet të shijoni sezonin e festave. Ata le të na frikësojnë sot apo nesër. Kjo do të jetë mënyra sesi ne do ti përgjigjemi” tha De Blasio.

“Ky është qyteti më i përgatitur në vend, dhe policia e Nju Jorkut është shumë e përgatitur për të na mbrojtur, sic ka bërë në këto 14 vjet, pas sulmeve të 1 shtatorit” shtoi ai. De Blasio dhe komisioneri i Policisë William Bratton siguroi se qindra e mijëra oficerë policie do të jenë në krye të detyrës gjatë paradës, e cila tradicionalisht mbush rrrugët e Manhatan me miliona vizitorë, vendas e të huaj. “Inkurajoj njerzit, që të vinë, të shijojnë paradën dhe të kënaqen” tha Bratton. “Është një mënyrë që ne të shtyjmë aktivitetet tona festive ndaj duan të na frikësojnë. Por vendi ynë, qyteti ynë sdo të frikësohet”. Përpjekjet e sigurisë janë rritur, me njësinë kundër terrorizmit në terren, me komandën e Përgjigjeve të situatave kritike, që përfshin më shumë oficerë të armatosur në rrugët e nju jorkut. Bratton i tha qytetarëve se ata duhet të kenë besim se policia do të jetë në gjendje ti përgjigjet cdo kërcënimi të mundshëm,. Kjo është parada e 89-të vjetore e organizuar për ditën e falenderimeve në Nju Jork.
Sigal