Tajlandë, mbahet Festivali “Loy Krathong” për perëndinë e ujit

532
Në Tajlandë është festuar festivali vjetor i “Loy Krathong”, një festival ky tradicional në përpjekje për të respektuar perëndinë e ujit. Loy Krathong zakonisht festohet në të gjithë vendin mbrëmjen me hënë të plotë, të muajit të 12 hënor sipas traditës tajlandeze. Tajlandezët besojnë se lundrimi mbi një krathong apo shportë, është mënyra e duhur për të respektuar dhe për të shprehur mirënjohjen e tyre për nënën e lumit sikurs edhe për të hedhur nga kjo shportë gjërat e këqija në jetën e tyre. “Jam këtu sot për të nderuar nën kongka, perëndinë e ujit, sepse ajo na e dha ujin për ta përdorur. Përgjatë vitit, aksidentalisht mund ta ndotim lumin, dhe tani duhet ti kërkojmë falje” tha 60 vjecari Supapan Hanthepin, banor i bangkokut.

Shportat tradicionale janë të përbërë nga trungu i bananes dhe gjethe, të dekoruara nga lule e qirinj ndërsa shportat moderne pëbëhën nga buka dhe peshku. Disa e shfrytëzuan këtë mundësi për ti shprehur edhe ndonjë dëshirë speciale perëndisë së ujit. “Sot bëj një dëshirë për biznesin tim. Shpresoj të më ecë edhe më mirë biznesi” tha 32 vjecari Wilai Phrommee, një tjetër banor i Bangkokut. Festimet përfshijnë edhe një spektakël fishekzjarresh, paradë varkash të dekoruara dhe të ndricuara si dhe performancat tradicionale përgjatë lumit.
Sigal