Akuzohet për dhunë, në pranga këngëtari i “American Pie”

517
Don McLean, këngëtar dhe tekst shkrues i famshëm, i njohur në mbarë botën për hitin e tij të vitit 1971, “American Pie” është arrestuar në Maine dhe akuzohet për dhunë në familje, tha një zëdhënës i policisë.
70 vjeçari Mclean, është arrestuar në Camden, në bregdetin e Maine dhe qëndroi për disa orë në burgun e Knox. Avokati i tij pagoi shumën e 10 mijë dollarëve për ta liruar me kusht.
McLean u arrestua për dhunë në familje por detaje të tjera ende nuk janë publikuar.
“Nuk arrestojmë çdo ditë personalitetet të famshme” thanë zyrtarë të policisë së Maine.
McLean dhe bashkëshortja e tij Patrisha, një fotografe, jetojnë në Camden. Mclean pritet të nisë një tur në Australi në muajin mars por tashmë duhet parë nëse do ta lejojë policia apo jo.
Hiti i tij më i famshëm muzikor “American Pie” është publikuar në vitin 1971 dhe ka qënë për muaj të tërë në krye të klasifikimeve muzikore në mbarë botën. 6 versionet e kësaj kënge, reflektojnë zhvillimet sociale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 60 dhe në fillimet e viteve 70.
“American Pie” u cilësua si kënga e shekullit nga shoqata amerikane e industrisë muzikore dhe artistike. Dorëshkrimi origjinal i saj u shit një vit më parë në një ankand për plot 1.2 milionë dollarë.
Sigal