Nesër do të lexoni/ Si u ndalua drama “Armiq”, e Shpëtim Ginës

795
Msc. Elis Mataj

Gjatë periudhës totalitare kultura dhe letërsia artistike në përgjithësi ishin nën një trysni të dukshme institucionesh të ideologjisë dhe të politikës, posaçërisht nga partia, letërsia nuk mund t’i shmangej detyrimit ndaj saj. Fatkeqësisht, detyrimi qe kompleks, i kontrolluar në disa nivele, që nga institucionet politike, institucionet kulturore dhe një rrafsh i tretë, por i ashpër i kritikës zyrtare të kohës. Përvoja e plotë që Shqipëria që nga viti 1948 e gati një dekadë, deri në vitet ’60, marrë nga Bashkimi Sovjetik, u shtrua me një lloj force të pazakontë edhe mbi dramën e vënë në skenë dhe dramën si krijim, si produkt përditësues i zhvillimit social-politik të vendit, duke i vënë një gur të rëndë në qafë këtij prodhimi elitar dhe të rëndësishëm për një vend si Shqipëria. Drama e ndaluar në Shqipëri në gjysmën e dytë të shek. XX, ende përbën një platformë debutuese, gjurmuese hulumtuese, kërkimore, preferenciale të lëndës së shkruar dramaturgjike dhe teatrale, interpretuese në një terren të gjerë kërkimor të shtypit të kohës, ku gjeti pasqyrim zhvillimi dramatik shqiptar. gjatë kësaj kohe u ndaluan mjaft vepra të autorëve si: Qamil Buxheli, Minush Jero, Kujtim Spahivogli, Fadil Paçrami, Teodor Laço, Naum Prifti, Dritëro Agolli, Xhemal Broja, Petro Marko, Shpëtim Gina, Bashkim Kozeli etj, një pjesë e dramaturgëve dhe shkrimtarëve u burgosën dhe u internuan në krahinat humbura të Shqipërisë. Një nga dramat e refuzuara gjatë kohës së totalitarizmit ishte dhe drama: “Armiq” e Sh. Ginës, e cila, përveçse qe pjesë e censurës që politika dhe ideologjia vendosi me dramën, por me këtë rast u ndëshkua njëri nga dramaturgët më premtues dhe në moshë të re. Drama: “Armiq” është konsideruar si drama e njeriut në rrethana të jashtëzakonshme dhe në kushte ekstreme psikologjike për ekzistencë. Është një dramë që….


Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal