Namik Jahaj: Rrugëtim i lavdishëm i Ansamblit Folklorik “ÇIPINI”

64

Kënga labe e lashtë sa vetë jeta e labit mbi këtë truall

Sigal

Tri dekada, rrugëtim, mundim e kurorëzim; një arshivë e tërë për të folur e për të shkruar. Ishte dufi i shpirtit lab, llava që ziente për këngën, që vuri në lëvizje këtë proçes folklorik, në kohë të trazuara tranzicioni. Njëherësh ishte instikti dhe vetëdija që KËNGA jo vetëm s’duhej braktisur, përkundrazi duhej ruajtur e verselitur si gjëja më e shrtenjtë, që vezullon në panteonin e nderit. Çuditërisht mbas roitjes së monizmit, për fatin e këngës labe shkruajtën teoricienë folklori në shtypin e kohës,” të merakosur” se: “Kënga Labe kishte prirje për t’u zhdukur dhe se ajo do mbetej thjesht një relikë në memorien labe. “Filozofofët- fallxhor”, sillnin lloj – lloj argumentash; braktisja e Vendlindjes, emigrimi masiv, shpërbërja e komunitetit etj etj., ishin shkaqet e shterimit të gurrës tonë. Këta”dritë shkurtër” edhe pse morën përgjigjet e merituara, prapë se prapë kjo ishte e pamjaftueshme; duhej përballur me të tjera argumenta më kokëforte dhe më bindëse. Kodi moral i labit, temperamenti dhe karakteri i tij të qorton e të vret me heshtje, dhe retë ogur’zeza i trëmb me vështrime.

Vërtet princeshë KËNGA, ishte e lënduar, se bijtë po iknin udhëve të botës! Po ç’faj ka ajo, se të paditurit bëhen kulpër e ferra në rrugëtime. Kënga jonë e lashtë sa rrudhat e malit, është mbjellur e ngjizur brënda shpirtit të bijve, dhe spërkatur me qumështin mitik të folklorit lab. Si e tillë ajo mbretëroi e mbretëron hapësirave të mëdha pagane. Varisët e saj, zë bilbilat këngën e ndezën flakadan jo vetëm në Vendlindje, por kudo ku ishte shtrirë perandoria Labe, brenda e jashtë vëndit…Ashtu si bleta MËMË, kryekapedani Tomorr Lelo i mblodhi gjyzarët në sofrën fisnike. Fillimet ishin ca të vështira e të turbullta, pa strategji e synime, por në proçes e sipër, në dialektikën e rritjes u frymëzua me ide e perspektiva të reja. Ndërsa vitet iknin ai grup i vogël themelimi u rrit me shpejtësi marramendëse duke u transformuar në një detashment të madh, ku zjeu kënga, derti e vallja; veçori dalluese ishte gjithëpërfshirja, me mozaik e kualitet kënge, duke pagëzuar emrin e madh “ÇIPININI”. Te sofra fisnike e ngritur në udhë, erdhën dhjetra këngëtarë me emër e kontribute vlerash. Aty mbërijtën “prijsat e pendës”, që me merak qëndisën e thurën qindra këngë e melodi, duke ruajtur tabanin e traditës. Ndaj sot në mirënjohje të thellë përulemi pendëndriturve:Lefter Çipës, Pelivan Bajramit, Maliq Lila, Zaho Balili, Nertesi Asllani, Feti Brahimi, Muhamet Tartari, Nexhip Seraj, Hamdi Pulo, Kujtim Mici, Arap M.Dervishi, Hysen Ruka etjetj., legjenda. Te oda e këtij ansambli ulen kapedanët e këngës, njëri më i mirë se tjetri, me kurorë krenarie.

Për tri dekada u krijua arshiva folklorike me mbi 380 këngë, pasuri e rrallë dhe e çmuar për folklorin, duke ruajtur të shtrenjtë traditën e të parëve tanë. Ata i këndojnë mëmëdheut, vendlindjes, heronjve të vërtetë, shënjtorëve, nënave, të dashurve të zemrës, por edhe fatkeqësive njerëzore si pjesë integrale e jetës. Në dinamikën e tij ky ansambël u kthye në një shkollë e akademi folklori duke marrë përmasa instituconi. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në gjithë Labërinë u ndez furtunë kënga labe. Garë fisnikësh ziente në deje, vetëm e vetëm PRINCESHA të qëndronte krenare mbi bedenë. Ndjen gëzim e krenari kur rilindën të tjera grupe dinjitoze si Jehona Labe e merakmadhit N.Asllani dhe bardit të saj Berdo Berdaj; grupi Gumenicës me këngëtarin briland Gëzim Delaj, grupet e të rinjve Tërbaç, Brataj, Lapardha, Kaninë e më gjërë, ku do veçoja zërat mjaft premtues të gjyzarëve të rinj dhe trashëgimtarë të denjë si; Fisnik Sulaj, Dea Hyseni, Ergys Limaj, Daniel Muho, Bledi Mahmutaj, Shon Malaj dhe fenomeni 12 vjeçar i muzikës lehtë, i këngës qytetare dhe këngës labe KEJT HITAJ, ku fatmirësisht sot do i dëgjojmë zërin e magjishëm te kjo skenë hije rëndë. Bartësit e këngës me thinja shpirti, kthehen në misionar për gjeraqinën e tyre, Kënga Labe. Ç’mund të themi për korifejtë e “kombëtares së Labërisë” Syrja Hodo e Nebi Xhaka, Lesko Dervishalia e Myrvete Beqo, Hysen Ruka e Fatbardha Brahimi, Nazif Çela e Golik Lika,Vendim Zyka e Kalo Bregu, Bejushe Barjami e Katina Beleri, Fatosh Likoj e Bexhet Mahmuti, Arap Çeloleska e Viron Laci,Golik Jaupi e Përparime Zylfo, Shyqyri Hysi e Ajet Duka dhe mjaft të tjerë artistë, që s’i përmëndëm dot, të cilët pa përjashtim mbeten nder e krenari e Labërisë. Si çdo lloj veprimtarie edhe ky ansambël për të mbijetuar, i duhej suporti financiar. Burimet e veta, ishin të kufizuara e të pamjaftueshme, për rrjedhojë duhej trokitur te FISNIKËT derë-hapur. Mirësia e kontributi i tyre ka qenë e pakursyer e dinjitoze. Ndaj me veneracion u përulemi të paharruarve Enver Guga, Gafur Duda, Kastriot Zotaj, e mjaft të tjerë, të cilët e quajtën detyrim kontributin financiar për të mbajtur gjallë këngën labe. Këta janë njerëzit e mëdhenj, që nga djersa e mundi tyre, ndihmuan pa kursyer, vetëm e vetëm që e Bukura e Dheut t’i ndriste nuri, siç u ndrin shpirti të ikurve në përjetësi! Ata ndërruan jetë, por emri e bamirësia e tyre do jetojë sa vet kënga. I pakufishëm është respekti për të tjerë merakmëdhenj e dashamirës, shpirtfisnikë e dhëmbshurorë dhe miq të rrallë, që përgjërohen e kontribojnë denjësisht për këngën si; Bujar Leskaj, Vullnet Sinaj, Luan Memushi, Ardian Resuli dhe i perëndishmi Baba Mondi, të cilët mbeten në panteonin e këngës ” Kalorëshit e lavdishëm”, ku brezat në shekuj do t’u jenë Mirënjohës!…Të nderuar miq të këngës! Organizimi i këtij përvjetori të ansamblit “ÇIPINI”, nuk është thjesht ditë gëzimi, por edhe bilanc rezultati i këtij rrugëtimi folklorik; mbi të gjitha ky është një takim historik, është një tribunë zëri për Ikonën tone, për të cilën kemi detyrim e përgjegjësi ta ruajmë si syri i ballit. Ju të nderuar që keni mbushur sallën në respekt të këngës e këngëtarëve, jini pjesë aktive e shpirtit të Labërisë dhe kontribues moralë për ruajtjen, mbrojtjen e zhvillimin e folklorit tonë. Gjejmë rastin t’ju rikujtojmë, atë ç’ka ndodhur në arshivën e UNESKOS, me këngën tonë të lashtë e të çmuar. Është zbuluar se në dosjen e trashëgimisë botërore, emri i këngës tonë të shenjtë, pagëzuar nga mëma Labëri, është çbërë me emër të ri ‘ISOPOLIFONI’. Por kjo do ishte e keqja më e vogël. Gjëma më ogurzezë është shkruar nga hienat antishqiptare me këto fjalë: “polifonia derivon, dmth rrjedh nga sirenat greke dhe kori kishtar bizantin”, që do të thotë që ne si popull nuk qënkemi as 1000 vjeçar në këto troje, pra vihet në pikë pyetje lashtësia jonë?! Zot i madh, kjo është vetëtimë në qiell të kthjellët! Miq të këngës, bij të Labërisë, Mëmëatdhetarë: Ky veprim antikombëtar, ngacmoi koshiencën labe, për të cilin Shoqëria “Labëria” me kryetar z.A.Nezha, të japë alarmin dhe të vërë gishtin te plaga, duke sensibilizuar gjithë elitën e folklorit dhe muzikologjisë shqiptare. Ky shqetësim i kulturës kombëtare sot është në tavolinën e k/ministrit shqiptar, i cili si atdhetar i vërtetë shpresojmë e besojmë se do i japi udhë këtij problemi kaq madhor.U jemi mirënjohës gjithë atyre deputetëve me Z.Vullnet Sina në krye, që jo vetëm u dakortësuan me këtë shqetësim, por morën përgjegjësi për zgjidhje, duke kryer kështu një shërbim të çmuar atdhetar.

Në emrin e gjithë armatës të këngës Labe, kërkojmë që ky problem të ratifikohet duke çuar në vënd dinjitetin tonë, që princesha jonë të nusë rojë në panteonin e nderit me vellon labe dhe jo me veladone korbash dhe hijenave që ende sot vegjetojnë në ofiqet tona akademike, të kalojnë në filtër dhe në kudhrën e auditimit si përgjegjësat kryesorë të kësaj gjëme ogurzezë. Të nderuar pjesëmarrës! Jam i bindur se oshtima e këtij zëri kumbues, nuk ia prish atmosferën kësaj dasme të madhe, përkundrazi i rrit autoritetin duke theksuar;”Të mos bëjë askush shaka me shpirtin e Labërisë, me Këngën Labe, me traditat e shenjta të saj! Në përmbyllje do citoja një amanet të çmuar i mikut tonë të zemrës, i artistit të madh, i labit me palcë shkëmbi i shënpoetit Petrit Ruka. Ai në kohë pandemie kur ende kish qerpikun të hapur më shkruajti me fjalë shpirti një letër testament: “Vëlla Namik, më ka marrë malli për ju, për miqtë e shokët vlonjatë, për këngën labçe, për Vlorën e bekuar për atë vënd të shënjtë, ku vdekja s’ka punë me njeriun. Peng e plagë në zemër do më mbetet project filmi që koncepuam bashkë për Ali Asllanin e madh dhe për këngën Labe”…Ai iku, por zëri i tij thërret ende dhe skenari i tij dergjet nëpër sirtare. A mund këto amanete atdhetare të realizohen? Sigurisht që po, mjafton dëshira e përkushtimi, vullneti e përgjegjësia. E citova këtë dert të mikut tonë të çmuar, duke shtruar pyetjen para ndërgjegjes tone: Ç’duhet të bëjmë më shumë, sa jemi ende me frymë, që kënga Labe të ngrihet lart e më lart në panteonin e nderit që meriton?! Ç’duhet të bëjmë kolegjialisht, individualisht e shtetërisht, që artistët tanë t’i shohim e t’i vlerësojmë me syrin e nënës, që IKONA jonë Kënga Labe të mbetet simfoni e pëjetshme e brezave pasardhës….I nderuar  z.Tomorr Lelo,! Katër dekada me hijeshi e shkëlqim mbajte veshur dy uniforma të çmuara; një si ushtarak dinjitoz dhe tjetrën si folklorist, poet e këngëtar virtuoz. Të dyja këto relike ishin e do të mbeten për ty nur mbi nur! Uniforma e gjelbër të lartësoi e të gradoi KOLONEL, ndërsa e dyta fustanela treqid palë, të dha gradën më të lartë që meriton si GJENERAL! Urime të përzemërta dhe përulje ikonës tonë-kënga Labe!