Lufta në kosovë – Aktorja e njohur amerikane, Nicole Kidman: “Do të jem zëri i femrave që nuk kanë zë”.

535
Aktorja e njohur amerikane, Nicole Kidman, thotë se pasi i ka parë fëmijët dhe gratë, të cilat ishin viktima të luftës në Kosovë, ajo ka vendosur që njëra nga gjërat më të rëndësishme në jetën e saj ishte t’i ndihmuar ato viktima.
Sigal

Kjo aktore e filmit, fituese e shumë çmimeve prestigjioze, tha mbrëmjen e së enjtes në New Jork, gjatë ceremonisë së shënimit të 20 vjetorit të Fondit të Kombeve të Bashkuara për ndaljen e dhunës kundër grave, se  para 10 vitesh ka filluar të angazhohet dhe do të “jetë zë për femrat që nuk kanë zë”.

Kidman, e cila është ambasadore e vullnetit të mirë për Gratë e Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar nga mysafirët në këtë ceremoni që të ndihmojnë materialisht, pasi femrat dhe vajzat “kanë nevojë për ne, që kemi mundësi dhe që kemi para” t’i ndihmojmë ato.

Organizata Gratë e Kombeve të Bashkuara tha se në këtë darkë janë mbledhur më shumë se 105 mijë dollarë, përfshirë donacionin prej 50 mijë dollarëve nga aktorja, Nicole Kidman.