KLSH kontrollon shkjeljet në Bashkinë e Rrogozhinës

543
Sigal

Një ekip auditimi nga
KLSH ka shkuar dje në Bashkinë e Rrogozhinës pas transmetimit në një television
kombëtar të një kronikë që lidhej me shqetësimin e banoreve të këtij qyteti për
pezullimin e punimeve në qendër të tij. Këto punime janë pjesë e një projekti
kombëtar që prek disa bashki në vend dhe që është pagëzuar nga qeveria me emrin
Rilindja Urbane. Burime pranë Bashkise i thanë ekipit te xhirimit të
televizionit se audituesit e KLSH ka kërkuar gjithë dokumentacionin që lidhet
me këto punime. Ndërkohë, banorët një ditë më parë shprehën edhe shqetësimet të
tjera që lidhen me mos mbajtjen e premtimeve ne fushatën zgjedhore nga kryetari
i Bashkisë Beqir Nuredini për kanalet vaditëse dhe kulluese si dhe kanalizimet
e ujërave të zeza dhe te bardha.