Plagosja e fëmijës sirian – Obama pret në Shtëpinë e Bardhë 6-vjeçarin shqiptar

447
E mbani mend Aleksin 6-vjeçar, djalin e dy prindërve shqiptarë i cili i shkroi letër presidentit amerikan Barack Obama për t’u kujdesur për djalin e plagosur sirian, fotot e të cilit bënë bujë në të gjithë botën?
Presidenti Barack Obama vendosi t’i bënte një ftesë Aleksit që ky i fundit ta vizitonte në Shtëpinë e Bardhë.
Sëbashku me prindërit dhe motrën, Aleksi u takua me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Je treguar shumë i sjellshëm me atë që ke thënë, dhe shpresoj që shumë të tjerë të kenë të njëjtat mendime si ty,” i tha Obama Aleksit në Zyrën Ovale.
Letrën e Aleksit, presidenti Obama e lexoi edhe në një samit të mbledhur në Nju Jork.
Sigal