Kylie sfidon Kimin dhe “tradhton” familjen

504
Sigal

Logoja e tyre televizive mund të jetë ‘Power of the
K’, por mesa duket për ta familja vjen pas parave.

Kylie Jenner ka dalë nga radhët e Kardashianëve për të nxjerrë disa para për
vete, duke reklamuar një palë xhinse të “Fashion Nova”, pavarësisht se Khloe
Kardashian ka një kompani xhinsesh.

19-vjeçarja ka publikuar një foto në Instagram, ku
bien në sy të pasmet e saj të veshura me xhinset e linjës rivale. 

Por padyshim që format e saj duket se vënë në vështirësi edhe motrën tjetër,
atë që deri më sot është edhe më e famshme, pasi buk janë të paktë ata që kanë
komentuar se format e 19-vjeçares Kylie e bëjnë 36-vjeçaren Kim Kardashian të
duket si histori e së shkuarës.