Këngëtarja Ellie Goulding, ndjehet gati për martesën

504
Ajo është një ndër këngëtaret më kërkuara në botë, dhe se fundmi ka prezantuar dy albume mjaft të arrirë. Por Ellie Goulding nuk është përqendruar shumë në jetën private, por tek puna. Megjithatë, së fundmi ajo është shprehur se ndjehet gati dhe po mendon të kurorëzojë në martesë lidhjen e saj me të dashurin, Dougie Poynter. Ylli i muzikës, tashmë 28 vjeç është duke përgatitur albumin e saj të tretë “Delirium” dhe ka publikuar një set të mrekullueshëm me fotografi për numrin e nëntorit të revistës “Glamour”, ku ka folur sinqerisht edhe për të ardhmen e saj. Me flokët e saj bjonde në të artë, të valëzuara, me një tualet të thjeshtë vetëm me penel dhe rimel, ajo duket rrëzëllitëse për “Glamour”. Ndërsa në foton tjetër bardhezi, këngëtarja është pothuajse e zhveshur.

Ndërkaq, kur u pyet nëse ishte gati për të hedhur hapin e radhës, Ellie rrëfeu se fillimisht nuk ka dashur të martohet nga frika e divorcit. “O Zot, po! Unë jam gati 30 vjeç tani. Dikur kisha një mendim jo të mirë për martesën, për shkak se shumë njerëz rreth meje i kishin prindërit të divorcuar. Dhe për një kohë të gjatë unë nuk mendoja se mund të martohesha ndonjëherë, ndërsa gjithë meshkujt i konsideroja të poshtër. Por, kur vjen dikush dhe të vërteton se nuk është kështu, gjërat ndryshojnë. Është bukur të mendosh se gjithçka mund të përfundojë në mënyrën tradicionale, pra me martesën. Jam shumë e entuziazmuar nga ideja se mund të martohem në kishë dhe familja ime të jetë aty në rreshtin e parë”.

Albumi i fundit i këngëtares pritet të dalë më 6 nëntor dhe Elli ka rrëfyër se ndjehet e sigurt në karrierën e saj artistike dhe se çëlësi i suksesit është pikërisht besimi dhe siguria në talentin tënd. Që prej lançimit të albumit të saj debutues, Lights në vitin 2010, këngëtarja e talentuar ka shitur mbi 20 milion disqe dhe ka fituar dy çmime Brit Awards. Single i saj “Love Me Like You Do” tek filmi “Fifty Shades of Grey” u bë hit në 70 shtete duke thyer rekordin e trasmetimit për një jëve rresht.
Sigal