“Kënga Magjike”, Stine shpallet në kërkim, pasi plagos Flori Mumajesin

363
Ernest Duka, këngëtari i njohur me pseudonimin “Stine” eshtë shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta kantautorin Flori Mumajesi, 32 vjeç. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 5 dhjetorit, ndërsa një ditë më pas, 6 dhjetor u referuan materialet hetimore prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë për akuzën “plagosja e lehtë me dashje”.

‘Më datë 06.12.2015, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit E. D, 34 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Papa Gjonpali 2”, për motive të dobta, ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin F. M, 33 vjeç, banues në Tiranë (Neni 89 i K.Penal)” informon policia. Policia nuk jep një version të shkakut pasoja e të cilit është plagosje. Jo zyrtarisht disa media shkruajnë se sherri ka ndodhur pas pikëve që janë dhënë në festivalin “Kënga Magjike”
Sigal