Kanë rreth 11 vjet që nuk janë takuar në të njëjtin tapet të kuq: që kur kanë xhiruar së bashku filmin “Neverland”. Kate Winslet dhe Johnny Depp i kanë dhënë jetë një bashkimi të vogël, që ka mjaftuar për të çmendur fansat. Ata janë ritakuar në edicionin e 27 të “Palm Springs Film Festival”, të Kalifornisë. Pas kaq shumë vitesh, ndryshimet mes dy aktorëve janë të dukshme.