Në qytetin Ferizaj të Kosovës u zhvillua konkursi ndërkombëtar i karikaturës me temë ”Prodhimi dhe konsumimi i ushqimit. Sfidat e së ardhmes”.
Në këtë konkurs morën pjesë karikaturistë nga 59 vende të botës, ku u paraqitën 1116 punime nga 253 autorë.
Qëllimi i këtij konkursi ishte që përmes metaforave të pikturave të pasqyronte këtë temë kaq të ndjeshme në të shkuarën dhe në të ardhmen e njerëzimit.
Juria ndërkombëtare në fazën e parë të konkursit seleksionoi karikaturat më të mira, të cilat shprehnin më qartë temën e konkursit dhe kishin nivel të lartë artistik. Nga këto karikatura u zgjodhën dhe karikaturat fituese.
Karikaturisti Arben Meksi fitoi çmimin e dytë duke marrë medaljen e argjendtë me karikaturën ”sfidat e urisë”.
Karikatura fituese e Meksit u vlerësua për metaforën e goditur, mesazhin, që përcillte dhe nivelin artistik.
Ky është çmimi i dytë ndërkombëtar i Meksit brenda këtij viti, pas atij të marrë në muajin maj në Kroaci.
Ceremonia e dorëzimit të çmimeve u bë në qendrën kulturore të qytetit.
Ky çmim ndërkombëtar i bën nder karikaturës shqiptare, të cilës sot i kane mbetur shume pak autorë.