Ja pse njerëzit e zgjuar janë më dembelë se të tjerët

561
Ju mund të kritikoheni fort që jeni embelë, por shkenca mund t’ju mbështesë. Të mos qenit veçanërisht energjik mund të nënkuptojë që ju pëlqen të sfidoheni mendërisht. Njerëzit që nuk duan të kalojnë shumë kohë duke menduar, priren të jenë më aktivë fizikisht sesa ata që preferojnë të ushtrojnë trurin e tyre, sipas një studimi të ri të botuar këtë muaj nga Journal of Health Psycology. Studiuesit bënë regjistrimin e 60 personave dhe i ndanë, në ata me një “nevojë për njohje” më të lartë dhe ata me nevojë më të ulëta. Kjo nevojë për njohje përcaktohet si një “tendencë për t’u angazhuar dhe për të shijuar sipërmarrjet e mençura të dijes”.
Todd McElroy, një profesor në Universitetin e Gulf Coast të Floridës dhe një nga autorët e studimit, tha se njerëzit me një nevojë më të madhe për dije, preferojnë të bëjnë gjëza sfiduese dhe ata që kanë nevojë më të ulët për dije, preferojnë detyrat që jo domosdoshmërisht stimulojnë mendjen. Studiuesit i pajisën personat me një pajisje që gjurmonte lëvizjet e tyre – dhe gjetën se ata me nevoja të ulëta për dijen u zhvendosën më shumë. Të gjithë pjesëmarrësit ishin studentë, kështu që ata nuk ishin domosdoshmërisht në punë sedentare, ose fizike, që mund të kenë ndikuar rezultatet.
McElroy shtoi për Broadly: Studimi arrin në përfundimin se njerëzit që duan të përdorin më shumë trurin e tyre nuk janë domosdoshmërisht më të zgjuar, por ata janë më rehat të zhytur në mendimet e tyre.
Sigal